• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj vijon fushatën në Laprakë: Mos të mendojmë për fatin e një grushti politikanësh, por për të ardhmen

by Java News
14/06/2019 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga një segment ku mbizotëronin balta dhe ujërat e zeza, sot rruga “Egnatia” në Njësinë 11 dhe lagjja përreth, është transformuar plotësisht. Njësia 11 ishte ndalesa e radhës e kandidatit socialist të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërsa inspektoi punimet e kryera në një zonë të harruar prej vitesh, bisedoi me banorët mbi projektet e kryera në mandatin e pare, si dhe për investimet që do të vijojnë të realizohen në 4 vitet e ardhshme në gjithë Tiranën.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që vinte në këtë lagje me një tjetër premtim të mbajtur. “Ju kujtohet që ju dhamë fjalën, tani vijmë me thënë se e mbajtëm fjalën. Rruga do vetëm pak mirëmbajtje. Nëse amortizohet ndonjë gjë, njësia duhet të na njoftojë direkt, qoftë për një pusetë që thyhet apo një shtyllë, sepse duke e mirëmbajtur, ka jetëgjatësi”, tha Veliaj.

Ai theksoi se investimi i kryer ka sjellë jo vetëm një infrastrukturë më të mirë, por edhe ka rritur vlerën e pronës për gjithë banorët. “Atyre u ka ra ‘bixha’! Kur i takon në inspektimin e parë thonë: ‘ç’është ky muhabet, po na prishet avllia’. Kur i takon herën e dytë thonë: ma kanë kërkuar me 35-40% më shtrenjtë shtëpinë. Praktikisht, iu ka rënë lotaria buzë rrugës, në një super rrugë të Tiranës, afër autostradës, gjithë shërbimet afër, spitali po ashtu, e pastaj thonë: më fal, që të kemi fol”, tha Veliaj.Veliaj2

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se pas shtresave asfaltike dhe trotuareve, do të vendoset edhe sinjalistika e duhur, për të orientuar qarkullimin e makinave dhe për të krijuar një vend të sigurt për qytetarët. “Kur nuk kishte rrugë, ishte pis, po nuk ecte njeri me shpejtësi se kishte hallin e makinës. Kështu që, do bëjmë sinjalistikën dhe kemi projektuar që në disa vende do ketë patjetër kufizim shpejtësie, po patjetër edhe ‘policë’ të shtrirë. Po në thelb është edhe pak çështje kulture”, tha Veliaj.

Banorët e lagjes u shprehën të kënaqur me punimet e kryera dhe investimin e bërë përgjatë rrugës, ndërsa vlerësuan se ndërhyrjet e bëra edhe në lagje të tjera kanë sjellë një tjetër pamje, për një nga njësitë që më parë ishte lënë tërësisht jashtë vëmendjes.

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do punojë me të njëjtin ritëm si 4 vitet e mandatit të parë, edhe në datën 1 korrik, pas zgjedhjeve. “Ka pasur 4 muaj rresht shi, s’ka qenë 3 ditë toka e thatë. Por, tani që toka u tha, ne kemi filluar nga puna, kështu që do na shihni edhe në datë 1 korrik, do jemi duke punuar, edhe në 2, edhe në 3, edhe në 4, 5, e kështu me radhë”, tha Veliaj.foto galeri

Më tej, ai theksoi se 30 qershori do jetë një ditë ku qytetarët shqiptarë duhet të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për mjedisin që i rrethon që të jetë më i pastër, për shkollën dhe rrugën e re. “Data 30 qershor për ne është festë, nuk i bëjmë gjërat se kemi inat ata, por i bëjmë gjërat se duam familjen tonë, duam qytetin tonë, duam Laprakën, duam Don Boskon, duam njësinë 3, duam Bregun e Lumit, për sa kohë që njerëzit janë të qartë për këtë, as nuk duhet kacafyt fare. Kjo është për asfalt, kjo është për pastrim, kjo është për ndriçim, kjo për kënde lodrash, kjo për shkollë”, u shpreh Veliaj.

kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, shtoi se është shumë e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se në 30 qershor nuk duhet të mendojnë për fatin e një grushti politikanësh, por për të ardhmen 30 viteve që vijnë. “Takova një aty pak më parë që tha: ‘jam çam, s’kam votuar asnjëherë, por e di çfarë, ti e mbajte llafin. Ata ikën nga koalicioni, por ti vazhdove dhe e bëre sheshin’. Për sa kohë që zgjedhjet do bëhen dhe për sa kohë që tani të gjitha figurat e tranzicionit i kemi përballë, pra ata tre-katër vetë që përfaqësojnë të gjitha të këqijat që ky vend ka kaluar për 30 vjet, kemi një mundësi t’u themi: ‘Bella ciao’, hajt shko në shtëpi, ne do të vazhdojmë përpara sepse s’mund të na mbash peng. Ata i kanë rregulluar kalamajtë e tyre, të rregullojmë edhe ne familjet e këtij qyteti”, theksoi Veliaj.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Aksioni i RENEA-s, arrestohet Florenc Çapja dhe dy gazetarë në Tiranë

FOTO/ Aksioni i RENEA-s, arrestohet Florenc Çapja dhe dy gazetarë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In