• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Vepra e arti në parqet dhe sheshet kryesore të Tiranës, sjellin ndryshim në kulturë

by A R
25/05/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parqet dhe sheshet kryesore të Tiranës do të pasurohen me vepra arti, të cilat do të krijojnë një imazh më bashkëkohor dhe qytetar të mjediseve publike të qytetit, duke sjellë një frymë qytetare dhe një mënyrë ndryshe të kalimit të kohës së lirë. Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës përmbylli konkursin e artistëve të rinj, duke shpallur 4 idetë e para fituese të skulpturave dekorative që do të vendosen në parqe dhe ambientet e tjera publike të qytetit. I pranishëm në shpalljen e fituesve të këtij konkursi të hapuri ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se arti ka një fuqi të jashtëzakonshme transformimi në shoqëri dhe kjo do t’i shërbejë edhe qytetit të Tiranës.

“Gjëja e bukur ka atë fuqi transformuese në kulturë dhe sjellje qytetare, të cilën nuk e realizon dot as bashkia, as policia, as rojet dhe kamerat në rrugë. Unë besoj se efekti i veprave të para që do të vendosim në parqe dhe sheshet tona publike, fillimisht do të sjellin një ndryshim në kulturë, para se të sjellin ndryshim në infrastrukturë”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se pavarësisht faktit se buxheti i Bashkisë së Tiranës nuk është i mjaftueshëm për të rikuperuar shpejt dëmin infrastrukturor të viteve të tranzicionit dhe ndërtimeve pa leje, këto ndërhyrje dhe përpjekje të vogla mundësojnë që qytetarët të kuptojnë se mjediset publike janë të të gjithëve dhe si të tilla duhen ruajtur e mirëmbajtur.

“Ndaj, kjo e sotmja, i ngjan pak asaj ndërhyrjes me akupunkturë. Kjo lloj akupunkture, si gjilpëra të vogla mbi trupin e qytetit që ka nevojë të zgjohet, besoj se sjellin një ndryshim në qytet, si dhe janë një mundësi e mirë për të provokuar debat”, u shpreh Veliaj. Gjithashtu, ai shtoi se vendosja e këtyre veprave të artit dekorativ do të kenë edhe efekte në fjalorin e përditshëm të qytetarëve lidhur me emërtimet e lagjeve apo edhe të shesheve dhe parqeve.

“Disa nga veprat që vëmë sot ndikojnë edhe në toponiminë: Fusha e Aviacionit, për disa njerëz, ka konotacion shumë të fortë, ndaj edhe besoj se propozimi për të ndryshuar emërtimin e njësive administrative të Tiranës është i vlefshëm. Emërtimi aktual që kemi për njësitë duhet të jetë më i afërt me toponimet sepse njerëzit lidhen më shumë me emërtimin “Lapraka” se sa me Njësinë 11, lidhen më shumë me “Ali Demin” se sa me njësinë nr. 2, e kështu me radhë. Kjo forcon edhe ato “fibrat” sociale që ne na mungojnë në qytet”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Konkursi i realizuar nga Bashkia e Tiranës do të mundësojë krijimin e disa skulpturave dekorative për parqet e ambientet publike të qytetit të Tiranës, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Të gjitha veprat do të ekspozohen me bazamente provizore, në disa nga parqet kryesore. Gjithashtu, Veliaj theksoi se ky konkurs do të kthehet në një traditë për qytetin e Tiranës, ku artistë të rinj dhe të njohur të mund të paraqesin ide novatore se si mund ta pasurojmë qytetin me vepra arti.

Fitues të konkursit janë:

  1. Deni Cela, Titulli i veprës “Rrugëtim”,

“Rrugëtim” është një kompozim abstrakt me simbolikë mbresat dhe kujtimet që mbeten nga perceptimet e udhëtimeve nëpër traditën tonë kulturore. Trajtimi i këtyre relieveve është menduar si një dritare kulturore e momenteve më kulmore të zhvillimit të historisë së Teatrit Kombëtar, një udhëtim në kohë, i cili do të përcjellë  vlerën e artit teatral.

Pozicioni: Lulishtja te Teatri Kombëtar

  1. Zabit Coka, Titulli i veprës “Kërmilli”

Kërmilli i realizuar me material me fletë metali. Lojë me linja që përshkruhen dhe ndërpriten nga njëra tjetra, duke formuar njolla grafike. Jo si objekt argëtimi për fëmijët, por një vepër arti që i shtohet parkut të liqenit.

Pozicioni: sipër Amfiteatrit te parku i Liqenit Artificial.

  1. Elian Tanini, Titulli i veprës “Raketa”

Raketë, origam ose avion që imiton aeroplanët prej letre, të cilët i bëjnë fëmijët në lojërat e tyre, si një vepër kulti që i kushtohet lojës së fëmijës bashkë me të dhe memories së qytetit. Do të jetë 11 metër i gjatë, rreth 2.5 m i gjerë, sa gjatësia reale e një avioni “Mig” që dikur gjendej shpesh në ish fushën e aviacionit. Ky avion letre që mban mbi shpinë pjesëza letërsie për fëmijë nga kartonët e asaj kohe, personazhe fëmijësh etj.

Pozicioni: ish fusha e aviacionit

  1. Besart Pepa, Titulli i veprës” Valltarët”

Personifikon një kompozim dy figurësh në një moment vallëzimi. Trajtimi i figurave është konceptuar si një lojë formash të rrjedhshme të cilat harmonizohen me elementët natyrorë që e rrethojnë. Ky kompozim përcjell nota pozitive është i përshtatshëm për hapësirë rekreative parku.

Pozicioni: lulishtja te Parku “Rinia”/a.m.

Next Post

Momente relaksi, Alban Bushi gjen një hobi të ri (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In