• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Do vendosim disa instalacione në poliqendrat e reja të Tiranës, nisim ndërtimin e dy unazave

by Java News
27/05/2017 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 1 vjetorin e vendosjes së instalacionit “Reja” në Tiranë, ajo u shndërrua sot në një laborator kondensues tingujsh urbanë për të gjithë të apasionuarit pas artit. Arkitekti dhe planifikuesi i njohur urban, Andrea Faoro, i cili ka qenë pjesë edhe e grupit të punës për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, ka krijuar një instalacion zanor si një hapësirë e re për artdashësit.

Në prezantimin e kësaj vepre artistike mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi të gjithë qytetarët që të provojnë këtë eksperiencë unike. “Duam apo jo, është pjesë e këtij qyteti, ne jemi njerëz të zhurmshëm, çdo gjë e bëjmë me tam-tame të mëdha sepse zhurma është një pjesë që shoqëron psiqikën dhe kulturën tonë mesdhetare. Ndaj besoj se për shumë prej atyre që do kenë kohë gjatë gjithë ditës të vizitojnë “Renë” dhe të dëgjojnë zhurmat e Tiranës, fëshfërimën, fishkëllimën, boritë, xhirimin e gomave apo lloj-lloj emocionesh që na jep zhurma në Tiranë. Besoj se sjell eksperiencën e një intimiteti që ta ofron ai që është qyteti yt me gjithë të mirat apo të këqijat e veta”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se instalacione të ngjashme, sikurse është edhe “Reja”, do të vendosen edhe në zona të ndryshme të Tiranës. “Shumë shpejt do të përzgjedhim disa vepra në qytet, sidomos në zonat e reja të qytetit siç është Bulevardi i Ri dhe disa hapësira të tjera që po i zhvillojmë, për t’u siguruar që nuk është vetëm qendra e Tiranës ajo që multiplikohet me aktivitete kulturore e artistike, por që edhe këto poliqendra, përveç se t’i konceptojmë si qendra administrative e kulturore, të kenë edhe aktivitete të mjaftueshme”, tha ai, ndërsa bëri të ditur se Tirana do ketë një instalacion tjetër që quhet “Radura”.

“Do të jetë një tjetër koncept, por kësaj here jo më me metalin dhe me konfigurimin e “Resë”, por duke përdorur drurin dhe besoj se do krijojmë një pineskë tjetër në trupin e qytetit, që me shpresë do gjenerojë gjithashtu shumë evente”. Veliaj deklaroi se gjatë këtyre dy viteve janë ndërmarrë një sërë vendimesh të guximshme, të cilat kanë rezultuar të suksesshme për kryeqytetin, sikurse është edhe projekti për mbjelljen e  2 milionë pemëve të reja në kuadër të Pyllit Orbital apo vendimi për krijimin e Tiranës  policentrike.

“Do të shtojmë dy unaza të reja të Tiranës, që janë ekskluzive vetëm për këmbësorë, për pedaluesit. Ne morëm një vendim të rëndësishëm për një Tiranë policentrike, për një Tiranë e cila ka një pol më vete Laprakën, Kinostudon, Qytetin Studenti, Kombinatin, për t’u siguruar që Tirana dhe qendra e Tiranës nuk mund të jetë vetëm qendra historike e 100 viteve më parë, pavarësisht se edhe ajo po transformohet sikurse “Sheshi Skënderbej”, por kemi nevojë për valvula shkarkimi të një qyteti që jeton i vetëmjaftueshëm në aktivitetin ekonomik, artistik, kulturor, administrativ edhe në këto  poliqendrat e tjera”,  u shpreh Veliaj.

“Sonicity Tirana” është një instalacion zanor i përbërë nga fragmente të përbashkëta të vetëdijes kolektive. Tinguj që jetojnë, nga zhurmat sociale deri tek ato funksionale, nga grumbullimet, deri tek gjurmët e tingujve të përditshmërisë, do të bëhen pjesë e këtij instalacioni.

a.ç

Next Post
PD nuk depoziton formularët e dekriminalizimit, KQZ shtyn mbledhjen për miratimin e listës

PD nuk depoziton formularët e dekriminalizimit, KQZ shtyn mbledhjen për miratimin e listës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

February 3, 2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

February 3, 2026
Epstein/ Bill dhe Hillary Clinton do të dëshmojnë në hetimin e Kongresit

Epstein/ Bill dhe Hillary Clinton do të dëshmojnë në hetimin e Kongresit

February 3, 2026
Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

February 3, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

February 3, 2026
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

February 3, 2026
‘Saliu nuk lufton për të marrë qeverinë’, Mërtiri: Votimi elektronik duhej të publikohej menjëherë

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

February 3, 2026
Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

February 3, 2026
Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In