• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Vaqarri, lagje e re e Tiranës! Pas rrugës, gati shtëpitë e reja për të prekurit nga tërmeti

by Java News
23/04/2020 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës njofton se kryetari Erion Veliaj ishte dje në aksionin e mbjelljes së 1 mijë pemëve në të dy krahët e rrugës, ku deklaroi se, nga sot, Vaqarri është vetëm një stacion autobusi nga Kombinati.

“Në Ditën e Tokës vendosëm të gjelbëronim rrugën Kombinat-Vaqarr. Ende nuk është tharë asfalti i rrugës që është bërë komplet e re. Vaqarri, tani e tutje, do jetë vetëm një stacion tjetër autobusi urban nga Kombinati. Një nga arsyet është se po bëjmë gati lagjen e re pas tërmetit, pra për të mos harruar që kemi krizën aktuale, por kemi edhe një krizë tjetër për të zgjidhur, si tërmeti”, tha Veliaj.

Vaqarri është edhe një nga zonat ku do të ngrihet një lagje e re për sistemimin e banorëve të zonës, të cilëve iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. “Lagjja e parë do jetë në Vaqarr; kemi filluar porosinë e shtëpive të reja dhe mezi pres që, me të pasur shtëpitë e reja, të kemi lagje model, që më pas do e reflektojmë edhe tek lagjja e re në Ndroq, në Shkozë, Zall-Herr, në Baldushk dhe kudo ki do kemi mini-lagje për të strehuar ata që humbën shtëpitë nga tërmeti”, deklaroi ai.

Veliaj tha se sikurse shembulli që është dhënë në segmentin Tiranë-Vaqarr, edhe në rrugët e tjera prioritet do të kenë trotuaret dhe gjelbërimi. “Me trotuaret që kemi filluar në Tiranë, momentalisht po punojmë tek stadiumi “Dinamo”, do t’i japim më shumë hapësirë njerëzve, më pak hapësirë makinave.

Shembulli i parë është segmenti Tiranë-Vaqarr, ku po urbanizojmë edhe këtë pjesë të fshatit, ndërkohë vazhdojmë me lagjen e re në Ndroq, ku do të bëhet edhe rruga e re, me të njëjtin standard. Falenderoj shumë kolegët e ARRSH-së edhe Ministrisë së Infrastrukturës për këtë bashkëpunim; ata kanë bërë trupin e rrugës, ne bëjmë anët, gjelbërimin, trotuaret, për t’u siguruar që Tirana cep e më cep është një qytet model”, u shpreh kryebashkiaku.

Kreu i Bashkisë u shpreh se “Nëse përpara pesë vitesh ata që advokonin korsitë e biçikletave, mbjelljen e pemëve ishin një pakicë, pra Bashkia e Tiranës dhe disa aktivistë, sot shpresoj që jemi bërë një shumicë, kur kemi parë është harlisur gjelbërimi në Tiranë dhe se çfarë bukurie ka qyteti”, theksoi Veliaj. /e.s/

Next Post
Zhuljen Varfaj dha dorëheqjen si kryetar i Bashkisë, Emirjana Sako merr drejtimin e Durrësit

Zhuljen Varfaj dha dorëheqjen si kryetar i Bashkisë, Emirjana Sako merr drejtimin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In