Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar Fitër Bajramin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan:
“Pas një muaji reflektimi dhe sakrifice, ju uroj gëzuar Bajramin me zemrat plot begati, paqe dhe harmoni në familjet tuaja”.
Ndërkaq, për faljen e besimtarëve, parkingu në sheshin “Skënderbej” mëngjesin e sotëm ka qenë pa pagesë.
/a.r