• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj uron Fiter Bajramin: Aleanca e qytetit me besimin është e shenjtë

by A R
02/05/2022 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për ditën e Fiter Bajramit. I shoqëruar nga Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, Veliaj zhvilloi një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga ku edhe i përcolli urimet e tij kreut të këtij komuniteti, Bujar Spahiu.

“Dita e Bajramit është një ditë që fton një pafundësi besimtarësh, saqe edhe sheshi “Skënderbej” duket i vogël. Më vjen mirë për frymën e solidaritetit dhe jam shumë krenar për komunitetin mysliman, për myslimanët e Tiranës. Nuk ka pasur një njësi administrative që nuk ka shtruar një iftar për të pamundurit, apo që nuk ka çuar pako ushqimore. Sot do të jemi në disa shtëpi të reja që dhurohen për ata që janë më në nevojë”, theksoi Veliaj.

Ai u shpreh se për një kryetar bashkie, aleati më i madh është besimtari, ndërsa e konsideroi të shenjtë këtë aleancë në qytetin e Tiranës.
“Për një kryetar bashkie, për një administrator të qytetit, aleati më i madh është besimtari. Besimtari nuk ndot, nuk shan, nuk thyen, nuk vandalizon, nuk pret një pemë, nuk hedh plehrat në lumë apo në liqen, dhe e konsideroj një aleancë të shenjtë të qytetit me besimin sepse një qytet i mbushur me besimtarë, është një qytet i mbushur me kryeqytetarë dhe për këtë ju jam shumë mirënjohës”, tha Veliaj.

Ai falenderoi këdo që në këtë muaj të begatë ka dhënë diçka për njerëzit në nevojë dhe për komunitetin. “Kush ka bërë një dhurim – disa mund të kenë bërë dhurata të mëdha siç ishte xhamia e re shumë e bukur në Mullet për atë komunitet të Mulletit, të Petrelës, të zonës së kodrinave të Tiranës – i falenderoj shumë sipas mundësive. Ata që kanë bërë më pak i falenderoj po aq shumë sepse secili nuk matet nga sasia e dhuratës që ka bërë, por nga ajo që ka dhënë prej zemrës dhe prej mundësisë që ka. Jam sot plot me krenari dhe mirënjohje. Ju uroj të gjithëve gëzuar festën dhe ashtu si ky shi sot, qoftë me bereqet, për të mira për të gjithë familjet e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, deklaroi Veliaj.

/a.r

Next Post
Rrëfimi i ukrainases që doli nga bunkerët e Azovstal: Nuk e pamë dritën e diellit për shumë kohë

Rrëfimi i ukrainases që doli nga bunkerët e Azovstal: Nuk e pamë dritën e diellit për shumë kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In