• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Unaza e Vogël hapet për festat e nëntorit, në 2017 trefish investime në njësinë nr.11

by Java News
22/11/2016 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia Administrative Nr.11, që përfshin kryesisht zonën e Laprakës, do të ketë vitin e ardhshëm trefishim të investimeve publike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar sot para banorëve të kësaj njësie  projektbuxhetin e vitit 2017, ku dhe parashikohet që për investimet të ketë një trefishim të mbështetjes financiare. Ai theksoi se nga 143 milionë lekë investime për vitin 2016 fondi për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 350 milionë lekë që do të shkojnë kryesisht për rrugë, trotuare, ndriçim, kanalizime, shkolla e kënde shlodhëse.

“Unë besoj që është shumë e rëndësishme që të bëjmë një llogari me laps sa para premtuam që do shpenzojmë për Laprakën dhe sa para aktualisht kemi kontraktuar për Laprakën. Kur ne filluam diskutimet e buxhetit, ne premtuam një vit më përpara 143 milionë lekë inevstime të reja për njësinë administrative numër 11. Sot që disa nga investimet kanë ëprfunduar, disa janë në proces siç e dini, disa investime zgjatën përtej 1 viti kalendarik. Sot kemi të prokuruar për Laprakën 727 milionë lekë, pra rreth 4-5 herë më shumë sesa ajo që u angazhuam në fillim, falë faktit që patëm 1 vit shumë më të mirë financiar sesa prisnim ose sa ç’gjetëm”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij.

Sa i përket investimeve investimeve strategjike, kryetari i Bashkisë bëri të ditur se do të vijojnë të mbështeten të gjitha kantieret kryesore që janë hapur në Tiranës, si projekti i sheshit “Skënderbej”, projekti i Parkut të Madh të Liqenit, projekti i Parkut Qendror të Tiranës dhe Bregut të Lumit, si dhe projekti i Pazarit të ri i cili ai u shpreh se pritet të jetë gati për Ditën e Verës.

“Ne kemi nisur me markatën e fruta perimeve, po vijojmë me tregun e mishit dhe të peshkut. Të gjithë rreth e rrotull janë duke krijuar biznese, kryesisht artizanë, ose ushqime vendase, për ta kthyer pak edhe më zonë turistike dhe besoj që deri në pranverë ne do të kemi mbaruar, ndoshta me Ditën e Verës, kemi ndërmend ta inaugurojmë  të gjithë atë hapësirë dhe pastaj të gjejmë një lagje tjetër ku të fillojmë një operacion shumë të ngjashëm”, tha Veliaj ndërsa theksoi se do të nisin të financohen disa projekte të reja si ai për pyllin orbital, ndërtimi i terminalëve të autobusëve etj.

Veliaj gjithashtu ka dhënë edhe lajmin e mirë se edhe Unaza e Vogël do mund të jetë e aksesueshme për si për kalimtarët ashtu edhe automjetet për festat e nëntorit.

“Diçka që ju prek të gjithëve, më prek edhe mua, duke qenë se e kam zyrën në qendër është çështja e Unazës së Vogël. Unaza e Vogël do të mbarojë me shpresë ose në datën 28 apo 29 nëntor, do e hapim. Siç e keni vënë re është bërë gjithë zhvendosja e nënstacionit elektrik, pas hotel Tiranës. Sot po betonohej, po hidheshin shtresat e fundit të kanalit ku kalon energjia elektrike, nesër, pasnesër do shfrytëzojmë ditët e fundit që kemi me diell para se të nisin përsëri reshjet për asfaltimin dhe besoj se deri në fund të muajit do kemi çliruar gjithë atë zone”, bëri të ditur Veliaj.

Veliaj informoi qytetarët edhe me vendimin për të nisur pastrimin e Tiranës me ndërmarrjen publike të Bashkisë së Tiranës, Eco-Tirana.

“Ne kemi bërë disa gjëra të mira, besoj me Tiranën. Sot, Tirana është më e pastër, por unë prapë them se mund të bëhet edhe më mirë se kjo që kemi sot, ne mund të jemi edhe më të pastër. Kjo është arsyeja pse ne do të fillojmë në 12 dhjetor, pra në 10-ditëshin e dytë të dhjetorit pastrimin me ndërmarrjen publike të Bashkisë, mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës për t’u siguruar që nivelin e pastërtisë ta çojmë edhe më lart.

Secili në lagjet tona do të ketë dy kosha; një kosh I gjelbër që ne dop të hedhim vetëm gjërat që riciklohen, letër, karton, plastikë, qelq, metal dhe gjithë gjërat e tjera kryesisht mbetje organike në koshin tjetër. Kjo është shumë e rëndësishme. Shumica e vendeve të botës ka vite që e bën këtë, siç i thonë asaj shprehjes, “më mirë vonë se kurrë”, pra ne do të filojmë në Tiranë”, bëri të ditur krtyetari i Bashkisë. Më pas ai iu përgjigj edhe pyetjeve dhe interesit të banorëve të kësaj njësie për projekte të ndryshme ndërsa u morën shënim sugjerimet përkatëse të ardhura prej tyre.

Next Post
“Prej 3 ditësh rrinte në një hotel në Fier, e pashë te kafja para vrasjes”, dëshmia për Nelgert Patën

"Kujdes, ata janë të armatosur!" Fjalët e Nelgert Patës pak çaste para se të vritej me breshëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In