• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj tur në Gjermani për promovimin e Zonës së Lirë Ekonomike të Tiranës, takime me kryebashkiakë dhe deputetë

by
17/07/2022 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në turin e tij në Hanover dhe Bremen të Gjermanisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka promovuar Zonën e Lirë Ekonomike, si një mundësi fantastike për ardhjen e kompanive gjermane në Shqipëri. Pas vendosjes në Tiranë e kompanisë prestigjoze gjermane Lufthansa Industry Solutions, duket se ka nisur një trend i ri i zhvendosjes së kompanive gjermane në vendin tonë, të cilat gjejnë një terren të favorshëm për të zhvilluar biznesin e tyre.

Në Bremen Veliaj u prit nga kryebashkiaku, Andreas Bovenschulte, si dhe deputeti i Parlamentit Europian, Joachim Schuster. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan:

“E mbylla udhëtimin tim të shkurtër në Gjermani me Joachim Schuster, deputetin e Parlamentit Europian dhe Bremenit, i cili theksoi lidhjen e fortë që ekziston mes popujve tanë. Faleminderit ish-kryebashkiakut të Bremenit, Carsten Sieling, për mbështetjen e tij të palodhshme”.

Më herët, Veliaj u takua edhe me zyrtarë të lartë të Rajonit të Hanoverit dhe anëtarë të Landtag-ut. Pas takimeve me Maximilian Schmidt, anëtar i Landtagut të Hanoverit, dhe Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach, Veliaj thekson se qëndrimi i tyre është i qartë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE.

“Faleminderit për mikpritjen miku im, Max Schmidt – anëtar i Landtagut të Hanoverit dhe një europian i palëkundur! Qëndrimi i tij është i qartë: BE-ja do të jetë e plotë vetëm me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit”.“Një vizitë e shkurtër në Gjermani, për t’u takuar me miq të mirë dhe për të kërkuar bashkëpunime të reja në Hanover dhe Bremen. Shumë i lumtur që takova edhe Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach, dhe skuadrën e tij të mrekullueshme. Ju drejtoni me kreativitet dhe pasion!”, shkruan Veliaj.

Gjetja e bashkëpunimeve të reja ishte fokusi i vizitës së fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Hannover dhe Bremen të Gjermanisë.

/e.d

Next Post
Atentati në Fushë-Krujë/ Ja rolet e dy viktimave që shoqëronin Brilant Martinajn

Atentati në Fushë-Krujë/ Ja rolet e dy viktimave që shoqëronin Brilant Martinajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In