Veliaj: Tirana nuk është shurrtore publike, ndal Vandalizmit!
Kreu i bashkisë ka paralajmëruar para pak minutash se bashkia do të reagojë ashpër dhe me vendosmëri, ndaj gjithë atyre që vandalizojnë vendet publike, veprat e artit dhe monumentet në Tiranë. Ai ka dalë para mediave në kënbët e Monumentit të Pavarësisë, për të njoftuar riparimin e tij, por edhe për të marrë një nismë të përgjithshme për të ruajtur monumentet e tjera në kryeqytet. Tirana nuk është një vend ku mund të bësh nevojat personale vend e pa vend.
Ai paralajmëroi se ata që zhgarravisin muret me grafiti, ata që kryejne nevojat poshtë urave apo pranë monumenteve, do të dënohen ashpër.