• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Tirana nga 10% në 65% furnizimi me ujë 24 orë, edhe pse është rritur 29 herë si territor; kemi investuar në rrjet për të përballuar rritjen e popullsisë

by Java News
11/04/2023 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ujë 24 orë në Tiranë është një projekt mëse i realizueshëm, falë një sërë investimesh të kryera në këto 8 vite nga Bashkia e Tiranës, por edhe investimeve që janë parashikuar në vijim. Në prezantimin e planit strategjik 5-vjeçar të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj solli ndër mend punën madhore që është bërë vitet e fundit për transformimin e sistemit të furnizimit me ujë të kryeqytetit.

Veliaj vuri theksin sidomos në faktin se si u menaxhua një sistem furnizimi, i cili dikur ishte ndërtuar për t’i shërbyer një numri të caktuar banorësh, kurse sot, me ndryshimet demografike dhe rritjen e popullsisë në Tiranë, i njëjti rrjet duhet të furnizonte gjithë kryeqytetin. “Ka shumë njerëz të cilët, me të drejtë thonë: ‘Jemi në vitin 2023, ende do diskutojmë për Tiranën 24 orë ujë?’. Rrjeti i ujit të pijshëm ishte parashikuar t’u shërbente 190 mijë banorëve në mbi 30 vjet, deri kur qeveria e Sali Berishës ia kaloi më në fund bashkive si përgjegjësi – ishte një rrjet, që i shërbente Tiranës së ‘91-‘92-it me zero investime. Tirana që menaxhojmë sot, e krahasuar me Tiranën e vitit 2015, është 29 herë më e madhe si territor. Ne shkuam nga një Tiranë me 42 km2, në një Tiranë 1250 km2, pra po krahasojmë Tiranën 29 herë më të madhe me 6 herë e gjysmë ujë më shumë, krahasuar me një Tiranë 29 herë më të vogël, me vetëm 10% ujë në 24 orë. Kjo do të thotë se përpjekja jonë titanike është shpërblyer. Ajo skuadër që e çoi nga 10% në 65% të qytetit me ujë 24 orë sot – një Tiranë që është 29 herë më të madhe – sigurisht që mund ta çojë edhe 100%, sepse vetëm ata që punojnë mund ta çojnë deri në fund projektin tonë për ujë 24 orë”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku përmendi burimin e Gurit të Bardhë, si projektin që do ndihmojë në realizimin e qëllimit për 24 orë ujë. “Tirana ka nevojë dëshpëruese për një burim të ri uji dhe Guri i Bardhë është lajmi më i mirë që kemi sot. Ndaj, jam vërtet i inkurajuar që kemi gjetur financimin dhe dua të falënderoj të gjithë kolegët e AKUM-it dhe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës”, tha ai.

Veliaj kujtoi se “në kohën e Saliut dhe të Ilirit, kur drejtonin Bashkinë e Tiranës, nuk kishte ujë falas, por thjesht e paguanin të tjerët, edhe për ata që nuk e paguanin faturën”. Sot, – shtoi ai, – faturat paguhen në mënyrë proporcionale për ata që e përdorin, prandaj ndërmarrja e UKT-së është në gjendjen financiare më të mirë që ka qenë ndonjëherë në historinë e saj.

“Sot është një përrallë nga e kaluara; sot ne e dime që kemi një tubacion që vjen nga pika A në pikën B, kemi ulur humbjet, duke future sistemin “SKADA”, i cili na tregon realisht atje ku kemi humbje në rrjet. Humbje në rrjet ka në çdo bashki, edhe në bashkinë e Nju Jorkut, edhe në bashkinë e Londrës, por sot jemi në ditën ku kemi humbjet më minimale që ka pasur ndonjëherë UKT-ja,” nënvizoi kryebashkiaku.

Ndërkaq, Veliaj kujtoi se çmimi i ujit në Tiranë është në fashën më të ulët në vend.

Next Post
Krimi në familje/ Burri i 37-vjeçares tregon bisedën e fundit: Vëllai i kishte thënë në darkë se…

Krimi në familje/ Burri i 37-vjeçares tregon bisedën e fundit: Vëllai i kishte thënë në darkë se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In