• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Tirana, në ditët e saj më të mira; Premtimet e çiftit Berisha-Meta, gënjeshtrat e radhës

by Java News
26/04/2023 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të turit të gjelbër në kryeqytet, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj u ndal në Njësinë 8, ku bisedoi dhe mbolli disa pemë me banorët. Veliaj tha se sot Tirana po jeton në ditët e saj më të mira dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të shkojë mbrapa.

“Kur ne e shikojmë hapjen si mundësi, si rritje e vlerës së pronës, si mundësi për më shumë ekonomi, për më shumë biznes, për më shumë sipërmarrje, për më shumë shkëmbim me njëri-tjetrin, atëherë hapja sjell zhvillim. Sot, Tirana po jeton ditët e veta më të mira, jo se ka përjashtuar njerëzit, por se i ka afruar njerëzit. Ishte një kohë e piramidave, ku të gjithë thoshin, Sudja: Me ne fitojnë të gjithë! Xhaferri: Me ne fitojnë të gjithë! Populli: Me ne fitojnë të gjithë! Vehbiu: Me ne fitojnë të gjithë! Dhe në fakt humbëm të gjithë. Se të gjithë çuan shtëpitë e tyre, kursimet e tyre, pasurinë e tyre, në atë që shteti në atë kohë e thoshte: “Me ne fitojnë të gjithë!”. Dhe po të shikoni janë po ata sot, po ata të Sudes. Sudja s’është më me fustan, është me pantallona, thotë çdo gjë falas, “me ne fitojnë të gjithë” dhe pyetja është: Po ju e kishit në dorë, e patë çfarë morëm falas kur bëmë gabim me votë dhe në 2011-2015, nuk vazhdoi të drejtonte Edi Rama me Mimin dhe me skuadrën në Bashkinë e Tiranës? E mbani mend tortën, “torta e Pavarësisë” ishte falas. Më shumë bëri dëm e shkaktoi turp, sesa ushqeu njerëz dhe hapi perspektiva”, tha Veliaj.

Për premtimet e kundërshtarëve politikë për nënkalime dhe për gjëra falas, Veliaj tha se s’janë gjë tjetër veçse gënjeshtrat e radhës. Kryebashkiaku bëri një krahasim dhe një llogari të thjeshtë të Tiranës me Shkodrën, që Partia Demokratike e ka dhe s’po bën asgjë falas, pavarësisht se mundësitë i ka.

“Unë besoja se Shkodra realisht nuk ka financa. Mendoja se duhet të ketë taksa të ulëta, qoftë edhe për këtë karshillëkun me të majtën, rrezik i ka shumë të ulëta. Se me demek pro biznes, shteti i vogël. Por kur verifikova taksat e Shkodrës, ato ishin 7 mijë e 80 lekë. Taksat e Tiranës janë 1 mijë lekë për pastrimin, pra një kafe për pastrimin dhe 1 mijë e 500 lekë për ndërtimin e shkollave, që ka qenë gjithmonë taksë, edhe në kohë të Lulit, por ka qenë si taksë e gjelbërimit, sepse atëherë nevoja për gjelbërim ishte më e madhe. Dhe çfarë ndodh? 100 dhe 150 lekë, 250. Ata 708, ose me të vjetra 2 mijë e 5 qind lekë, me 7 mijë e 80 lekë. Pra taksat e tyre thuajse sa 3-fishi i Tiranës. Shkodra një linjë autobusi ka vajtje-ardhje, shko beje falas. Po çështja është që duhet të kesh mbaruar gjimnazin për të bërë këto llogari. Se po na dalin që, ca prej këtyre s’kanë as diplomë gjimnazi, imagjino. Dhe s’ka asnjë gjë të keqe, se ka plot që s’kanë mbaruar gjimnazin. Por këta janë si ata që mbasi kanë mbaruar masterin thonë: “Ore, qenka kaq kollaj për masterin, sa po mbaroj edhe shkollën e mesme.” Kjo është edhe për të qeshur, edhe për të qarë”, tha Veliaj.

Next Post
Roland Bejko: Vulën do ta mbajmë, do marrim edhe selinë e Partisë Demokratike

Roland Bejko: Mbështetësit e Berishës më kanë denigruar fytyrën. Ai më quante heroin e demokracisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In