Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi sot se Tirana e veshur kuq e zi do të jetë në “Tirana FanZone” në orën 17:00 për të pritur yjet e kombëtares.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook paraditen e së enjtes Veliaj shprehet: C’do besh sot në orën 17:00? Sot e gjithë Tirana e veshur kuqezi do jetë në #TiranaFanZone në orën 17:00 për të pritur yjet e kombëtares. Nëse jeton buzë rr. Dritan Hoxha dhe rr. Durrësit brohorit kalimin e tyre nga ora 16.00 deri ne 17.00, i dallon nga autobuzi i kuq 😀 🇦🇱 ⚽️ Forca, të tregojmë se Tirana jonë e çmon pafund punën e talentin e tyre!”, shkruan Veliaj.
(java / r.a)