• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Tirana, Bashkia e parë që do ofrojë bonusin social! Përfitojnë 2800 familje në nevojë

by
17/03/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Veliaj ka dhënë sot lajmin e mirë për të gjitha familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike në Tiranë, të cilët do të përfitojnë edhe një bonus social.

Veliaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit bashkiak, u shpreh se Tirana është Bashkia e parë që ka vendosur të japë këtë bonus. Ai tha se nga ky vendim do të përfitojnë 2800 familje.

“Ajo që ne kemi vendosur dhe shumë shpejt do ta prezantojmë për 2800 familje të cilat janë në ndihmë ekonomike, përveç ndihmës standard që vjen nga qeveria, do jemi Bashkia e parë që do ofrojmë edhe bonusin social. Është diçka e ngjashme me atë që ne bëmë me studentët, për të hequr koston e abonesë dhe për të hequr gjysmën e kostos së konvikteve, për atë që ne e konsiderojmë kategori më në nevojë, duke qenë se studentët që rrinë në konvikte vijnë nga qytete të tjera, pra s’kanë një shtëpi në Tiranë, ose kategoria që përdor transportin publik me abone që është le të themi më e prekura, duke qenë se nuk është marrëdhënie pune, ne bëmë ato dy ndërhyrje të veçanta.

Ajo që kam anonçuar dhe që do vijë shumë shpejt në Këshill Bashkiak është ideja e bonusit social. Ne duam që një shumë të shkojë mbi atë që është pagesa standarde. Pse? E para, sepse ndihma ekonomike vërtet mund të jetë njësoj kudo, por jetesa nuk është njësoj kudo.

Kjo do të thotë që me të njëjtat lekë të ndihmës ekonomike në Tiranë, nuk blen dot aq gjëra sa me të njëjtat para të ndihmës ekonomike në Këlcyrë, ose në Koplik. T’i themi gjërat siç janë. Kështu që unë besoj që lind nevoja që edhe për këtë shtresë në kryeqytet dhe bëhet fjalë për 2800 familje, ne bëjmë një bonus tjetër, jo për të sfiduar bashkitë e tjera, por përkundrazi, se ne sfidohemi prej faktit që Tirana ecën më shpejt dhe ka disa kosto më të ngritura. Kështu që dua që t’ju prezantojmë konceptin dhe pastaj ta reflektojmë edhe në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Bashkiak për bonusin social,” u shpreh Veliaj.

/e.d

Next Post
Kodi i ri rrugor: Kush gjobitet nga Policia Rrugore dhe e paguan brenda 15 ditëve, përfiton 50% ulje

Kodi i ri rrugor: Kush gjobitet nga Policia Rrugore dhe e paguan brenda 15 ditëve, përfiton 50% ulje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In