• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: “T’i thuash popullit se meqë qeveris PS s’e dua Evropën, është tradhti kombëtare”!

by Java News
02/06/2018 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombinati ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të dëgjesave publike që në njësitë administrative të kryeqytetit. I shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti, Veliaj prezantoi disa nga ndërhyrjet që janë parashikuar për Kombinatin, në rrugë, në çerdhe dhe shkolla.

“Më vjen mirë që disa gjëra i kemi prekur që në fillim, si rregullimi i çerdheve dhe kopshteve. Kemi ndërtuar shkollën e re “Betim Muço” dhe kemi në plan të ndërtojmë edhe një tjetër te zona e Astirit. Gjithashtu, ju falenderoj për mirëkuptimin sepse po punojmë te blloku i “Misto Mames”, e po ashtu edhe zona te “Musine Kokalari” po bëjmë bllokun tjetër, të cilat do t’i përfundojmë brenda verës”, deklaroi kryetari Veliaj.

Ai u ndal edhe te çështja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, të cilat do e afrojnë vendin tonë më pranë familjes europiane. Veliaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për arritjen e këtij qëllimi madhor dhe theksoi se “t’i thuash popullit që unë nuk e dua Evropën meqë qeveris Edi Rama dhe Partia Socialiste, është tradhti kombëtare”. “Ata janë duke bërë një tradhti kombëtare, duke sharë vendin kudo jashtë. Ju e dini fare mirë se ka forca ekstremiste edhe në Hollandë, në Francë, kurse Anglinë sapo e nxorrën nga Bashkimi Evropian. Shumë prej këtyre deputetëve të huaj, kërkojnë një sebep, t’u vijë një shqiptar i opozitës e t’u japë një arsye që ata të votojnë kundra nesh. Kjo është tradhti kombëtare”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku shprehu bindjen se drejtimin evropian dhe shpejtësinë që duan shqiptarët, e ofron vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. “Një gjë nuk ka dyshim: Vetëm Partia Socialiste e çon Shqipërinë në Evropë. Nuk ka diskutim për këtë. A mundet që të ecim më shpejt? Patjetër, mund të kalojmë nga marshi i katërt në të pestin. A ka mundësi t’i bëjmë gjërat me më shumë cilësi? Patjetër, prandaj jemi këtu sot, të marrim vërejtje konkrete. Drejtimin evropian dhe shpejtësinë që duan shqiptarët, cilësinë e qeverisjes, e ofron vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste”, nënvizoi Veliaj.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se Kombinati do të njohë një sërë investimesh të rëndësishme, si përfundimi i pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës për të dalë në sheshin Shqiponja, si dhe ndërtimi i rrugës Kashar-Rrogozhinë.

“Shumë shpejt do të fillojmë edhe pjesën e mbetur të Unazës së Tiranës, për të dalë te sheshi Shqiponja. Një investim i rëndësishëm që do të shkojë rreth 60 milion euro për të lehtësuar trafikun. Jemi duke diskutuar edhe me partnerë privat për të bërë rrugën nga Kashari në Rrogozhinë”, u shpreh Gjiknuri, ndërsa lajmëroi një investim të rëndësishëm edhe në energji.

“Qeveria ka bërë ndërhyrjet e saj edhe në infrastrukturën energjetike. Këtu kemi bërë shumë investime në energji dhe së shpejti fillojmë një investim shumë të rëndësishëm prej 10 milion eurosh për zonën e Kombinatit. Është një nënstacion i ri elektrik dhe një pjesë e rrjetit elektrik i cili do të rinovohet totalisht”, tha Gjiknuri.

Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti vlerësoi reformën e ndërmarrë për t’i rikthyer besimin shqiptarëve tek drejtësia. Gjylameti shprehu bindjen e plotë se kjo reformë do të mund të çlirohet nga marrja peng nga ata që çdo gjë e kanë bërë nisur nga interesat personale, dhe jo për të dhënë drejtësi.

“Një reformë të cilën të gjithë bashkë e kemi pritur, për të patur drejtësi jo më sipas xhepit, por drejtësi sipas drejtësisë. Sot jemi të gjithë koshientë se çfarë ndodh me një pallat të drejtësisë, i cili çdo ditë e më shumë po lirohet nga ata të cilët e kanë mbajtur peng, që çdo gjë e kanë bërë për interesa personale dhe asnjëherë për t’u dhënë drejtësi atyre që e meritojnë atë”, u shpreh Gjylameti.

Next Post
Pamje ‘ëngjëllore’ superseksi, por ja ‘katalogu’ i rasteve kur Françeska Jaçe ka ushtruar dhunë në publik

Pamje 'ëngjëllore' superseksi, por ja 'katalogu' i rasteve kur Françeska Jaçe ka ushtruar dhunë në publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

January 5, 2026

SONDAZHI / Partitë e mëdha në rënie, por PS mbetet maxhorancë! 24 % do të votonin një parti të re

January 5, 2026
“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

January 5, 2026
Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

January 5, 2026
“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

January 5, 2026
“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

January 5, 2026
Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

January 5, 2026
Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In