Teatri do të jetë në pronën e vet, do të jetë 3-herë më i madh dhe do të ketë të gjithë teknologjinë moderne që kërkuan artistë, përfshi edhe skenën ultramoderne me rotativë. Ky është premtimi i Erion Veiaj i cili siguroi qytetarët dhe artistët se falë këtij vendimi teatri i ri do të bëhet edhe më shpejt. Kreu i Bashkisë sqaroi se kompania nuk kishte mundësi që të plotësonte në kohë kërkesat teknike, ndaj edhe godina e re e teatrit do të bëhet nga vetë bashkia dhe qeveria.
Veliaj theksoi se edhe ata aktorë që dalin kundër nismës së Bashkisë për t’i dhënë qytetit dhe artdashësve një teatër modern, përbëjnë më pak se 1% të aktorëve të skenës të cilët janë tashmë të atashuar në organet partiake me të drejtën e tyre, për të qenë në Këshillin drejtues të PD.
Tare: Përse u tërhoqët nga ndërtimi i Teatrit Kombëtar pas një beteje që zgjati rreth dy vjet gati?
Veliaj: Unë nuk kam betejë me asnjë. Unë respektoj ligjet e këtij vendi dhe ligjet e këtij vendi kaluan një ligj për një negociatë të teatrit e cila ishte mandatuar Bashkia e Tiranës ta kryente në këto dy muaj, kështu që në këto dy muaj nuk kisha betejë, por kisha një negociatë, një negociatë ku patëm një ofertë nga një ofertues privat për të ndërtuar teatrin, një negociatë që pati një kundër-ofertë nga pjesa që negocionte që janë përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, qeverisë dhe komunitetit të artistëve me dy anëtarë të cilët kërkuan diçka më shumë se ajo që u ofertua, pra u kërkua që të bëhej një investim më i madh në një skenë, një skenë e ngjashme me disa nga skenat më moderne sot në botë ku përveç oxhakut sipër që sjell skenografi apo ashensorit poshtë apo edhe dy krahëve të skenës, u kërkua që të kishte edhe një skenë rotative, si ajo që shohim shpesh në Broduej apo shumë prej performancave moderne të teatrit. Kjo kërkesë e tejkalonte ofertën që ishte bërë nga kompania, pra kalonte biznes-planin e tyre. Jo vetëm kaq, por duke qenë se ishte lidhur edhe me negociatën tjetër që do do të duhej të bënte Bashkinë për pronën e vet, na çonte në një kohë kalendarike disa vjeçare, ndaj morëm një vendim në fund të një negociate, provë për të gjithë ata që mendonin që çdo gjë ishte e parapërgatitur. Në momentin që ne zgjodhëm që të bashkonim votat me artistët dhe të thonim: Ky është një shans që na jepet një herë në 100 vjet, pra le të bëjmë maksimumin me teknologjinë dhe gjithashtu maksimumin në një kohë të shpejtë zgjodhëm të shtrëngojmë duart, të ndahemi në paqe dhe të themi faleminderit por jo, faleminderit! Ne do të bëjmë vetë, me investimin publik të qeverisë dhe Bashkisë teatrin, duke marrë një kredi të posaçme. Pastaj do marrim kohën tonë për pjesën pas Bashkisë, si një negociatë tipike që Bashkia bën rëndom nëpër qytet sa herë që ka një pronë që preket nga zhvillimi për të marrë maksimumin, ashtu siç bën maksimumin çdo privat që ka një pronë që preket nga zhvillimi.
Tare: A do të jetë komuniteti i artistëve, qytetarë të përfshirë në këtë negociatë që do bëni për projektin e ri, që do ndërtoni me fondet publike dhe përpara se të na jepni këtë përgjigje, ju i përkisni politikanëve të një brezi të ri që ndoshta duhet të jenë më pak të kompleksuar, për të thënë ndoshta: Gabuam me teatrin në mënyrën se si e bëmë gjithë retorikën, me PPP, me këmbëngulje, pavarësisht protestës, ndoshta qytetarët kishin të drejtë qytetarët, tërhiqemi nga kjo, por nuk thatë kështu në fakt!?
Veliaj: E para, të sqarojmë disa gjëra: Një pjesë e aktorëve që janë më pak se 1% e aktorëve të skenës të cilët janë tashmë të atashuar në organet partiake me të drejtën e tyre, për të qenë në Këshillin drejtues të PD, me një pjesë të militantëve të ish-Ujësjellësit të Bashkisë Kamzë nuk përfaqësojnë të gjithë qytetarët, ndaj unë do të tregoja pak kujdes kur ne themi të gjithë qytetarët. Jo! Kjo pjesë e politizuar që është në fakt i njëjti grup shëtitës që ka qenë edhe kundër këndit të lojrave, kundër bulevardit të ri, Pazarit, edhe kundër sheshit “Skënderbej”, edhe kundër shumë prej investimeve që janë bërë në qytetin e Tiranës, janë një grup shëtitës të cilët unë i marr të mirëqënë për çdo punë publike. Arsyeja pse nuk kemi bërë gabim është një provë konkrete që është stadiumi i Tiranës. Stadiumi Kombëtar, stadium Air Albania ishte produkt i kësaj negociate ku investitori kishte fuqi të paguante edhe me kërkesat shtesë që bëri Federata dhe Bashkia bëri pjesën e parkingut dhe qeveria bëri pjesën e sheshit përpara. Të provosh nuk është një gabim, sigurisht nëse do kishim marrë të gjitha kërkesat tona me fondet private do ishte shumë më mirë se sa të marrim kredi, ku sigurisht Bashkia e Tiranës ka një limit kredie. Bashkia e Tiranës merr sot kredi nga BERZH-i për ujësjellës-kanalizimiet, merr nga KFV-ja për reformën e mobilierit dhe të transportit, merr nga institucione të ndryshme si CEB-i (Banka e Këshillit të Europës) për banesat sociale. Kështu që çdo kredi që marrim, na ngushton hapësirat, megjithatë ajo që unë besoj është që morrëm një vendim të drejtë. Për të gjithë ata që kishin dyshime që këtu çdo gjë është e parapërgatitur dhe kush e ndoqi negociatën 2-mujore pa sesi ne kërkuam maksimumin, nëse ky maksimum nuk arrihet me një investitor privat siç në fakt ishte e suksesshme në rastin e stadiumit, atëherë ne do ta bëjmë vetë. Një gjë është e sigurt, në 100-vjetorin e dytë ku ka hyrë Tirana, fëmijët e të ardhmes së këtij qyteti, nuk do duhet të shkojnë në një teatër me batanije, apo me kalorifer me vete, apo në një banjo “alla turka”, apo me kompensatë. Mjafton të shkoni sot ku është Ministria e Energjisë dhe ku ndahet me teatrin në atë rrugicë, për të kuptuar që ai është një teatër kashte dhe nuk mund t’i rezistojë një dopo lavoro 100 viteve të ardhshme. Kështu që ajo që është e rëndësishme për qytetarët, është që Tirana do të ketë teatrin e propozuar dhe do ta bëjmë në kohë rekord.
Ilva: Ku do t’i gjeni 30 milionë eurot për ta ndërtuar teatrin dhe nëse i keni këto fonde, përse nuk e ndërtuat teatrin diku tjetër, se një argumentet që do të ndërtohej aty dhe do bëhej me PPP, ishte që privatit t’i jepej një tokë e mirë me vlera, etj, etj. Pse nuk ndërtohet teatri diku tjetër?
Veliaj: Unë nuk hyj tek ata të marrë që për interesat e tyre politike thonë : Çojeni teatrin te Bregu i Lumit! Patjetër ne do të çojmë investime te Bregu i Lumit, por teatri do jetë në zemër të qytetit. Zemra e qytetit, është zemra ku jemi sot. Teatri do të jetë në pronën e vet, do të jetë 3-herë më i madh dhe do të ketë të gjithë teknologjinë moderne që kërkuan artistë, përfshi edhe skenën ultramoderne me rotativë, që ishte ajo që në fakt shtoi kostot. Këshut që këto alibitë pse nuk e çon te Bregu i Lumit, në Shkozë, apo ndoshta në Nroq, janë alibi patetike të atyre njerëzve që kanë humbur çdo betejë. Janë po ata njerëz që thonë – Nuk do tërhiqemi nga Astiri – dhe u tërhoqën. Kur u zgjua Luli nga gjumi në orën 11, prishjet te Astiri kishin mbaruar. Ky ishte i njejti njeri i cili tha – Nuk do tërhiqemi nga “Rruga e Kombit”, por sapo gjeti një “deal” me biznesmenët e përfshirë, iku edhe nga “Rruga e Kombit”. Ky ishte i njëjti që thoshte – Ne do vdesim këtu si parti te këndi i lodrave – dhe fëmijët në fakt po gëzojnë këndin e lodrave, kurse këta i kanë gjithë fëmijët e tyre jashtë shtetit. Kështu që për të gjitha këto arsye, unë nuk hyj te ata që intimidohem nga të tillë dështakë. Ne kemi një kongres të Partisë Socialiste që përgatit për fitoren e 3-të dhe nëse Luli e ka një atdhe të dytë dhe ka një plan “B”, ne kemi vetëm një plan. Plani “A” është Shqipëria, është Tirana dhe Tirana do jetë moderne, në vitin 2022 do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” dhe kam qëllim që deri në atë vit, jo vetëm teatri të jetë afër fundit, pork y 100-vjetor ta gjejë Tiranën me një teatër të ri.
Ilva: Nuk i shpëtove politizimit dhe kongresit se doja të mos mbeteshim aty.
Veliaj: Po unë jam përfaqësues i një force politike.
Ilva: Patjetër, patjetër, s’e vë në dyshim, por ngaqë folët për mandat të 3-të dhe është herët ndoshta. Nuk ka nevojë Tirana për investime diku tjetër me këtë 30 milionë euro?
Veliaj: Ne do të bëjmë investime në fakt në 9 lagje të ndryshme. Do të bëjmë investim me një lagje të re në Vaqarr për shtëpitë e prekura nga tërmeti, një lagje të re në Zall – Herr, një lagje të re në Baldushk, një lagje të re në Ndroq dhe një lagje të re në Pezë. Por nuk gjykoj që Baldushku, Peza dhe Zall-Herri janë vendet ideale për Teatrin Kombëtar, që në çdo vend të botës është në qendër të qytetit.
Ilva: Faleminderit Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës në “Ilva now”, për Euroneës Albania.