Në pjesën e dytë në Open në Top Channel është i ftuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku foli për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Sipas Veliaj, Bashkia e Tiranës është tërhequr nga marrëveshja me privatin sepse privati nuk i përmbushte të gjitha kërkesat aktorëve. Kryetari i Bashkisë tha se Bashkia Tiranë do të marrë një kredi për të ndërtuar Teatrin Kombëtar.
Sa është shuma e kredisë?- e pyeti Eni Vasili.
Nuk mund të prononcohem për këtë. Fillimisht do të negociohet, pastaj do të vendosim- tha Spahiu.