• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj te shkolla “Dhora Leka”: Pajiset me palestër dhe sistem ngrohje

by A R
29/09/2017 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Dhora Leka”, për t’i dhënë gjithë këtij komuniteti të njëjtat standarde jetese, njësoj si në qendër të qytetit. Ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi, inspektuan nisjen e punimeve për rikonstruksionin e shkollës. Ata vlerësuan se falë këtij investimi kompletohen ndërhyrjet në infrastrukturën arsimore të kësaj zone.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky është investimi i radhës në këtë zonë, e cila në një kohë fare të shkurtër ka përfituar disa projekte shumë të rëndësishme, si në infrastrukturën urbane, ashtu edhe në atë sociale dhe sportive.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem për të disatën herë këtu. Shumë njerëz mund të thonë: Ç’domethënë të rikthehesh disa herë në të njëjtin vend? Herën e parë erdhëm për çerdhen, e cila ishte komplet e degraduar, pastaj me projektin “Adopto një çerdhe” e transformuam. Herën e dytë erdhëm për kopshtin. Herën e 3-të për lulishten. Herën e 4-rt për ujësjellësin. Herën e 5-të për rehabilitimin e zonës së “Doganës”. Herën e 6-të për këndin sportiv me Lorik Canën. Herën e 7-të për të gjitha instalimet që duhet të bëjmë te “Parku 1 KM”. Herën e 8-të për stacionin e autobusit, i cili e solli edhe këtë zonë si pjesë të qytetit dhe jo një periferi xhep edhe e veçuar. Herën e 9-të, pra sot për shkollën “Dhora Leka”. Do të vazhdojmë të rikthehemi për të investuar në infrastrukturën që i jep vlerë këtij komuniteti”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi faktin se falë këtij investimi kësaj shkolle do t’i shtohen ambientet sportive, ndërkohë do t’i jepet fund edhe problemit me të ftohtin në dimër, problem që do të marrë zgjidhje edhe në shumë shkolla të tjera të Tiranës që këtë vit. “Është një shkollë që nuk ka pasur ngrohje, një fenomen i trashëguar në shumë prej shkollave, por fatmirësisht shumica prej tyre do ta kenë ngrohjen këtë dimër. Për herë të parë shkolla do të ketë një palestër, është një ambient fantastik. Gjithë zinxhiri i shërbimeve, çerdhe-kopësht-shkollë është shumë pranë njëri-tjetrit për komunitetin, ndaj besoj se strategjia jonë për të ndërtuar më shumë kënde lodrash, kënde sportive, palestra për të larguar të rinjtë nga bingot, bastet dhe kafenetë, është një strategji që po funksionon”, theksoi Veliaj. /b.d

Next Post
Ndërhyrja në politikën e SHBA, Twitter: Mbyllëm 200 llogari me lidhje ruse

Ndërhyrja në politikën e SHBA, Twitter: Mbyllëm 200 llogari me lidhje ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

March 19, 2026
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

March 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

March 19, 2026
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In