Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, diskuton me Ilva Tare në Ora News planin e zhvillimit të kryeqytetit, si dhe debatin e fortë politik në Këshillin Bashkiak më 29 dhjetor.
Përfaqësuesit e PD në Këshill pretendojnë që janë shkelur afatet ligjore të kohës që duhej në dispozicion për ta diskutuar planin ndërsa Bashkia e Tiranës përmend numrin e takimeve publike që ka mbajtur me qytetarët dhe grupet e interesit.
Intervista
Tare: Në vitin e dytë të mandatit e ka marrë formën e qytetit që ju keni dashur?
Veliaj: Është shumë larg ambicjes. Në momentin që do jem i kënaqur do të thotë se dicka nuk funksionon. I mirëpres kritikat por nuk ka më kritik sesa unë për bashkinë e Tiranës.
Trafiku nuk do zhduket në Tiranë, natyrisht do të lehtësohet në disa zona, por sa kohë që qyteti i dizenjuar për 200 mijë banorë ka 200 mijë makina do të ketë trafik.
Tare: A ka ndonjë problem që nuk e keni arritur?
Veliaj: Do të doja të ecnim më shpejt me hipotekimet. Janë hipotekuar 100, por janë edhe 400. Disa gjëra nuk janë aty ku do të doja, në disa të tjera e kam tejkaluar. Ka disa gjera që mund të kishim ecur më shpejt.
Tare: A ka ndonjë problem tjetër që ju keni menduar nuk ndërhyj dot.
Veliaj: Unë jam optimist. Një rrugëzgjidhje duhet të ketë. Kur bëmë unazën e vogël nuk e kam menduar sa e vështirë do ishte zhvendosja e stacionit elektrik. Furnizmi me ujë 24 orë në Tiranë është shumë i vështirë, por unë jam optimist. Kemi arritur deri në 7 orë, por akoma 24.
Veliaj sqaron foton me prokurorin
Veliaj: Unë kam qenë tek Tajvani sepse një ndërmarrje e bashkisë po organizonte një festë, dhe takoj në holl prokurorin që e njoh prej vitesh. Kemi konsumuar një sallatë dhe kemi pirë një birrë. Po të kisha gjë nuk do ta takoja në publik.
Tare: A kishte konflikt interesi?
Veliaj: Unë me prokurorë me zyrtarë takohem non stop. Unë sot jam takuar me të gjithë drejtuesit e policisë. Aty ishte gazetari i Shkëlzenit e pashë e përshendeta. Unë e kuptoj zellin politik por nuk kam asgjë për të fshehur dhe prandaj u takuam publikisht.
Tare: Çfarë po ndodh me dosjet
Veliaj: Ne kemi dhjetëra dosje. Ne kemi një bashkëpunim korrekt me të gjitha institucionet. Kryetari i bashkisë që duhet të menaxhojë bashkinë më të madhe duhet të takohet.
Ndotja në Tiranë vjen nga djegia e karburantit
Tare: Është eliminuar terminologjia e bashkisë luftë zhulit në Tiranë, por ndotja nuk është se ka ikur…
Veliaj: Ndotja nuk ka ikur, por kemi disa gjëra inkurajuese. Inkurajimi më i madh na vjen nga një institucion që në mënyrë elektronike mat ndotjen në Tiranë dhe rezultati më i fundit ishte që në vitin e fundit kemi 15% më pak ndotje në Tiranë për disa arsye. Së pari sepse disa zona janë shpallur pedonale dhe trafiku është më i kufizuar. Kur flas për ndotje nuk flas për pluhurin e dheut. Pluhuri i dheut nuk shkakton kancer. Në Tiranë në vitet e fundit kanceri është bërë si me qen grip. Mua që me bie rasti të shkoj në shumë funerale them si ka mundësi që njerëz në një moshë të re shuhen dhe ky është një qyteti i ndotur, por ndotja që shkakton kancerin dhe që shkakton problemet në rrugët frymëmarrjes vjen nga djegia e karburantit. Quhet elementi 10 PPM, i cili në Tiranë në vitin e fundit ka rënë me 15 %. Ende është mbi mesataren por unë them se ne po vazhduam me këtë trend ky është ndotësi kryesor. Po vazhduam me këtë trend 15% në vit unë besoj se do jemi në norma europiane. Ne kemi vendosur matësin në qendër të Tiranës dhe që kur nuk ka trafik jemi në normat europaine, pra celsi është i qartë. Doni që fëmijët të jetojnë gjatë? Mos përdorni makinën për të blerë bukë, mos përdoreni makinën për të shkuar nga kafja në kafe, por përdorni makinën për punë dhe me distance të gjata.
Sot kemi një menaxhim shumë më të mirë nga një kompani publike, i duhet pak kohë që të kolaudohet por duket qartazi rezultati është shumë i mirë. Tirana ka mbetje të papastruara. Pastrimi nuk është detyrë ekskluzive e kryetarit të bashkisë, ose të paktën ta mbajmë pastër. Bashkia e ka të pamundur ti vërë çdo personi uturka prapa. Nuk ekziston një bashki që e bën këtë. Ama kur kryetari i bashkisë del vetë pastron, minimalisht kërkojmë që qyteti të mbahet pastër. Ne vërtet kemi probleme me fqinjët, por nuk na i jell serbi dhe greku plehrat, lumenjtë i mbushim vetë. Shikoj goca yje, hanë byrekun mu ke dera e bashkisë shkoj e kap dhe i them: O goc gjithë kjo yll, si ka mundësi je rrethuar te koshat. “Mu ka bo ves”.
Tare: Mbetemi te kompania e huaj
Veliaj: Nuk është e huaj, është shqiptare është regjistruar në Shqipëri.
Tare: Kam parasysh akuzën e ish-kryeministrit në Parlament që thotë se e menaxhon mafia italiane. Çfarë është kjo kompani në të vërtetë?
Veliaj: E thashë akuzat e tij nuk i kam në refene fare. Kompania nuk është italiane, është një kompani publike shqiptare e regjisttruar në Shqipëri nga dy bashki, ajo e Tiranës dhe e Veronës. Pse e Veronës? Sot në Tiranë për të marrë të gjitha shërbimet familja paguan 3 euro. Gjithcka që shef në Tiranë ke kontribuar 3 euro në muaj. Unë gjykoj që shërbimet që po merr në Tiranë, pavarësisht se nuk janë perfekte, vlejnë më shumë sesa 3 euro. Modeli që zgjidhëm është cila është kompania që bën qytetin më të pastër, ose cila është bashkia më e pastër me taksat më të ulëta dhe rezultoi bashkia e Veronës. Vendosëm kapital, 51 % me 49.
Tare: Pse u zgjidh Verona, sepse akuzat këto janë që ka qene një përzgjedhje klienteliste?
Veliaj: E para ky nuk është një agjent privat. Nuk është një tender, Ne zgjidhëm të bashkëpunojmë. Ata vunë nga fondi i tyre 49%. Aryse pse ish-kryeministri është i shqetësuar është se kompanitë që humbën ishin kompanitë që kishin fituar kontratën në kkohën e Lulzim Bashës.
Tare: Kjo kompani është ekskulizve apo ka edhe të tjera?
Veliaj: Kjo është ndërmarrja jonë, momentalisht ka marrë një zonë që quhet zona e kuqe brenda unazës së tretë, Ka filluar në disa rrugë dhe po zgjerohet derisa të mbulojë gjithë zonat. Në skemi ofruar shërbime pastrimi në perfieri, ne Astir, tek Fresku. Pra në disa prej këtyre zonave plehrat janë mullar. Tendenca është që ne të gjithën do ta bëjmë vetë si bashki. Pra publike shërbim publik. Duke qënë se si na cuan në një situatë ato që kishim.
Tare: Ndajra e % si u bë?
Veliaj: Unë kërkova që bashkia të kishte paketën kontrolluese dhe dua të kem vendimarrjen mbi interesin publik.
Tare: Unaza e Vogël duhet të kishte përfunduar në qershor?
Veliaj: U hap pjesa më e madhe e saj. Unaza e Vogël u hap më 29 nëntor. Rezulton që unaza e vogël sot është një sukses. Ai ngërç tek Sigali nuk është më. Ne kemi një bashkim të dy unazave dhe është planifikuar unaza e mesme, sepse duam të bëjmë një zonë pedonale të madhe.
Tare: Nuk është përfituar ndonjë çlirim i madh i trafikut aty…
Veliaj: Të mos bëhemi gjitholog. Nga gjithë ekspertët e urbanistikës, janë me 8 korsi Hjuston një drejtim dhe prapë ka trafik. Sa më shumë rrugë të bësh, aq më shumë bëhet ftesë për makina. Po ta bësh ditën pa makina më shpesh, janë po këta njerëz që do të ankohen. Ky është çmimi që paguan. Ka vetëm një zgjidhje, ta bëjmë gjithë Tiranën asfalt.
Tare: Kjo është një zgjidhje për cinikët…..
Veliaj: Kjo është bashkia që kemi trashëguar prej 100 vjetësh me këtë sistem rrugësh. Kur thonë njerëzit kam ngecur në trafik, në fakt je pjesë e problemit. Ne duhet të dekurajojmë përdorimin e makinës si mjet luksi. Nga 800 mijë segmente, 400 mijë janë më pak se 1 km që do të thotë se mund të ecësh.
Tare: A do hapet pedonalja për makinat?
Veliaj: Nuk do e lironte trafikun. Momentalisht Unaza ka një mbyllje. Tek Hotel Plaza ke parkim, po bëhet parkingu tek Sheshi Skënderbej, po mbaron xhamia që ka 200 vende parkingu. Qendra e re tregtare ka rreth 400 vende parkingu.
Tare: Edhe të paguash
Veliaj: Në Angli e paguaje?
Tare: Nuk kisha makinë. Nuk kishe nevojë sepse kishte transport të mirë publik.
Veliaj: Nuk premtova tram dhe metro sepse e di që publiku shqiptar nuk mund të paguajë ato taksa. Po të kishim një koloni në Afrikë si Anglia do të kishim bërë një kryeperandori.
Veliaj: Ke një diplomë për urbaniste?
Tare: E kam prej gazetareje dhe pyetjen di ta bëj.
Veliaj: Të gjithë urbanistët thonë se shtimi i rrugëve nuk është zgjidhje. Kjo është më e sofistikuar. Të gjithë urbanistët sot, njerëz që kanë bërë transportin publik në Evropë nuk është zgjidhja, zgjidhja është kultura. Sikur në Tiranë me makinat që përdorim në distancat e vogla është e pajusfitikueshme.
Mbikalimet
Veliaj: Bën sens tek sheshi i Shqiponjës dhe mbikalimi i Lanës. Kemi gjetur një bashki me shumë borxhe. 4 vite e gjysmë rruga e kosovarëve. Shprehja “shtrij këmbën sa ke jorganin” e kemi tejkaluar.
Tare: Jemi tek 90 e pak për qind. Propozimi që bëra vjet është se në vend që të rrisë taksat të rrisë bazën. Bashkia nuk mund të bëjë investime kolosale pa aksesuar tregun.
Tare: Kur do të përfundojë unaza e madhe?
Veliaj: Në pranverë do të shohim një progres të rëndësishëm nga Qyteti i Nxënësve dhe Kodra e Diellit. Do të stabilizojë një pjesë të madhe të trafikut nga Durrësi në Elbasan. Rruga “Dritan Hoxha” është me 5 korsi dhe përfundon tek rruga e Durrësit me dy korsi. Do të shkojë trafiku tek “Qemal Stafa”. Për hyrjen në Londër paguajnë 10 paund, në Tiranë shqiptarët nuk e paguajnë. Nuk mund t’i vë Tiranës doganë. Është qytet për të gjithë. Është herët dhe nuk jam aq aventurier.
Tare: Nishani ka bërë me dije se çështja e parkut të lojërave ndodhet në OKB
Veliaj: Kam dijeni nga OKB-ja, e cila nuk ka pasur kohë për këndin e lojërave. Do t’ua çoj dokumentin që nesër për lajmet. Përgjigja është që OKB ka deklaruar se është jo serioze që ky dokument të mbetet konfidencial me kërkesë nga Presidenti. Vetëm kur të jenë ezauruar të gjitha shkallët në gjykatat shqiptare vetëm atëherë mund të të trajtojmë. I qëndroj idesë që këndi i lojërave është një nga gjërat më të mira që kam bërë. Për fatin e tij të keq ky President do të ketë zero vend në histori. Në morinë e probleme që ka Shqipëria, mund të ishte marrë me gjakmarrjen, me të varfrit. Bashkia e Tiranës ka bërë tre.
Tare: Pse i sugjeroni Presidentit?
Veliaj: Jam taksapagues i këtij vendi. Ka kaq shumë hapësira për të qenë burrë shteti.
Tare: Ku ka mbërritur hetimi nga prokuroria?
Veliaj: Kemi ndërhyrë edhe tek pjesët e tjera të liqenit. Po bëjmë një fushë rekbije. Kur e panë se nuk kishin pikë mbështetje publike nuk reaguan. E quaj një çështje të mbyllur historinë e Presidentit me OKB-në.
Tare: Do të përfundojnë shkollat me dy turne?
Veliaj: Kemi projekt ambicioz për të ndërtuar 20 shkolla, tre prej të cilave kanë filluar. Shkollat e rikonstrukturuara 7. Kemi edhe 17 të tjera. Do të bëjë çmos që t’i bëj brenda këtij mandati.
Tare: Linjat urbane nuk kanë marrë zgjidhje..
Veliaj: Modernizimi i parë i çështjes së urbanëve vjen nga sistemi i kontrollit. Lulzim Basha i privatizoi të gjitha linjat dhe nuk më la asnjë instrument ku unë të isha aktor.
Tare: Kishit thënë se do të fillonin biletat elektronike…që nuk janë bërë
Veliaj: Kam bërë një premtim që t’i mbaj për 4 vjet. Kaq e kam takatin të bëj kaq gjëra këtë vit. Besoj shumë më mirë se ajo që gjeta. Arsyeja se pse nuk kemi pasur bileta elektronike është sepse emetimi i biletave ka qenë ekskluzivitet i Agjencisë së Ministrisë së Financave. Po del VKM-ja, e cila ia heq këtë ekskluzivitet qeverisë qendrore dhe ua jep bashkive ku e para pilot është Bashkia e Tiranës. Kjo pengesë ligjore hiqet besoj në ditët e para të janarit, ne do të jemi në gjendje të vendosim GPS në autobusë, të vendosim tabela sa vjen autobusi dhe vetëm kështu të vendosim një sistem të ri të licencimi.
OraNews/d.i.