Projektligji për qeverisjen vendore diskutohet në komisionin e ligjeve, ku në emër të Shoqatës së Qeverisjes Vendore foli kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Veliaj tha se kemi disa konsiderata për decentralizimin, duhet theksuar se duhet të bëhet progres. “Duhet qartësuar disa cështje në kalimin e disa kompetencave-tha Veliaj-, bashkitë kanë rritje të kompetencave, por duhet sqaruar sesa të plota janë”
Më tej Veliaj shtoi se “kemi presion konstant për fondet në institucionet arsimore”
Në lidhje me tarifat lokale, kryebashkiaku i Tiranës tha se këto tarifa për ambientet publike të përcaktohen nga vendorët.
Ndërsa relatori i çështjet Bashkim Fino tha se ky është një ligj më i mirë se ai i viti 2000. “Decentralizimi nuk ka fund” tha Fino.
Edhe Fatmir Xhafaj e vlerësoi projektin për vetëqeverisjen lokale ndër më të rëndësishmit, Duke u shprehur se ky projektligj erdhi si nevojë nga reforma dhe rolin që duhet të luajë vendor.
Ora News









