• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj takon përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të guidave: Turizmi është prioriteti ynë

by Java News
21/02/2020 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është qyteti me rritjen më të madhe të turizmit, me 35% gjatë vitit 2019. Në Ditën Ndërkombëtare të Guidave, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua me përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të guidave turistike, me të cilët ndau ambicien për ta kthyer turizmin në një pjesë të qenësishme të ekonomisë së Tiranës.

“Në Tiranë kemi pasur një rritje të turizmit me 35%. Vjet ishte viti i parë kur patëm më shumë turistë që vizituan Tiranën sesa banorë. Thyerja e këtij rekordi na bën jashtëzakonisht optimistë. Tirana sot renditet në një nga qytetet kryesore për “city break”, pra një pushim qytetas, jo plazhi, jo mali, pra jo të një jete rurale, por të një 3-ditëshi, që ndryshe quhet edhe si fundjavë e gjatë. Një nga gjërat që duam të bëjmë për të ndihmuar guidat është shtimi i ‘menusë’, ndaj në këto 5 vite jemi përpjekur të shtojmë pikat turistike”, shpjegoi Veliaj.

Ai tha se secili prej nesh e ka mision të jetë një zëdhënës i mirë i vendit të tij sepse në këtë mënyrë ndihmon edhe ekonominë.

“Secili prej nesh ka mision të jetë një zëdhënës i mirë i vendit. Nuk është një vend i lehtë, është i vështirë, ndaj për të gjithë ata që sot thonë ‘Na mbyti betoni’, u them: Dakord, kthehu nga ke ardhur dhe liroje shtëpinë tënde për dikë që do të vijë në Tiranë, ose bëj atë që thua! Na mbytën kullat?! Mirë, dil vullnetar dhe shko jeto poshtë një ure, liroje hapësirën te kulla jote”, tha Veliaj, duke shtuar se ky qytet është i destinuar të rritet. “Mund të bëhemi populistë, mund të përdorim emocionet e njerëzve për lajme të rreme e panik, por fati i këtij qyteti është të rritet”, sqaroi ai.

Duke folur me udhërrëfyes të guidave vendore dhe kombëtare, kryebashkiaku u shpreh se ky qytet i ka të gjitha mundësitë që falë punës të ecë përpara.

“Është fatkeqësi që viti 2020 akoma ka njerëz që shajnë Shqipërinë dhe thonë: Ky vend s’bëhet! Unë jam një besimtar i fortë se po t’i përveshim mëngët si në këto 5 vjet, nuk do kishim asgjë mangët. Dy janë mundësitë: o e mbajmë kokën mbrapa, ose shohim përpara! Unë jam dikush që nuk e mbaj asnjëherë kokën mbrapa. Çfarë iku, iku, por ama, nga tani e tutje, i kemi shanset të ecim përpara”, deklaroi Veliaj.

Duke sjellë shembullin e suksesshëm të transformimit të Pazarit të ri, Kalasë dhe të ngritjes së disa muzeve, si “Studio Kadare”, “Muzeu i gjetheve” apo “Bunk’art”, Veliaj apeloi për të lënë pas betejat politike dhe për t’u fokusuar te zhvillimi.

“Më vjen keq pse për të bërë punë të bukura, duhet kaq shumë stres. Mbaj mend kur filluam punën te Kalaja, thanë: Po prishet trashëgimia! U thashë: Cila trashëgimi? Se ne po heqim ferrat. Ndaj, vjen një moment kur duhet t’i lëmë politikën, partitë, histeritë, këto çudirat shqiptare dhe të themi: A ka mundësi të vëmë dorë dhe të rregullojmë sa më shumë hapësira të tilla? Unë mezi pres që ta kemi më në fund turizmin si një pjesë të qenësishme të ekonomisë së Tiranës, potenciali ynë i rritjes është te turizmi”, u shpreh ai.

Vetëm për vitin 2022, ku Tirana do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, do të organizohen mbi 1000 aktivitete të ndryshme, duke sjellë të ardhura të konsiderueshme edhe në fushën e turizmit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe nxënës të shkollës “Dora d’Istria” në kryeqytet, të cilët kanë qenë pjesë e disa tureve të organizuara nga Bashkia e Tiranës për guidat turistike. /e.s/

Next Post
Balla pas takimit me reporteren e PE: Në 26 mars presim dritë jeshile për integrimin e Shqipërisë në BE

Balla pas takimit me reporteren e PE: Në 26 mars presim dritë jeshile për integrimin e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In