• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj takon ekselentët e shkollës “Sinan Tafaj” dhe “Andon Zako Çajupi”: Bashkëpunoni me njëri-tjetrin, vetëm kështu ecni përpara

by Java News
19/03/2024 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxënësit ekselentë të shkollave “Sinan Tafaj” dhe “Andon Zako Çajupi” zhvilluan një bashkëbisedim me kryebashkiakun Erion Veliaj, me të cilin diskutuan për rëndësinë që Bashkia e Tiranës po i kushton promovimit të nxënësve të mirë në kryeqytet. Veliaj i inkurajoi nxënësit të jenë gjithmonë bashkëpunues dhe solidarë me njëri-tjetrin.

“Në një vend i cili është prekur gjithashtu, nga histeria e mediave sociale, e lajmeve të rreme, e atyre që quhen fakte alternative, unë besoj se kush është i mirë, mbetet, pavarësisht se ndonjëherë ‘llumi’ shkon lart dhe ajka poshtë, është vetëm çështje kohe sa ajka e shoqërisë, më të mirët, të jenë lart. Po të jeni të fokusuar, jam i sigurt se do të mbërrini në finish dhe do të shkëlqeni. Në thelb, ky është mësimi kryesor i jetës, sa të përkushtuar jeni për të qenë më të mirët, siç keni qenë deri tani”, tha Veliaj.

Për kreun e Bashkisë, reputacioni i shkollave të kryeqytetit varet nga historitë e suksesit që shkruajnë vetë njerëzit dhe jo nga historitë e së kaluarës. Ai shtoi se ky reputacion duhet kuruar përditë. “Historinë e suksesit e shkruajnë vetë njerëzit, nuk ta sjell “Zana e Malit”, as historitë e së kaluarës apo anekdodat se cilat kanë qenë shkollat më të mira të viteve ‘80-të. Kanë kaluar 40 vjet nga ajo kohë; kjo do të thotë se reputacioni është diçka që kurohet përditë dhe nuk mund të vazhdojë inercia e 40 viteve”, u shpreh ai.

Veliaj u drejtoi një ftesë të rinjve, për të shtrirë këndvështrimin e tyre përtej të qenit nxënës të mirë. Sipas kryebashkiakut, në radhë të parë ata duhet të jenë qytetarë të mirë, pavarësisht kundërshtive apo debateve. “Po ta shikojmë njeri-tjetrin me këtë sy, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Është provuar edhe më parë se ky qytet mund të çohet përpara, por edhe është mbushur me plehra. Ama, e kemi bërë Kryeqytetin Europian të Rinisë, të Sportit dhe vitin tjetër do të jetë i Kulturës”, përfundoi kreu i Bashkisë.

Next Post
“Le nam me këto skena!”/ Romeo në grevë urie, Ilnisa e ngacmon: A ke aq burrni ta pranosh?

"Le nam me këto skena!"/ Romeo në grevë urie, Ilnisa e ngacmon: A ke aq burrni ta pranosh?

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ti erion veliaj mose u merre me prralla e mashtrime,shko tako pasagjerte te i quajtur terminal te kthesa e Kamzes.Ne fakte aty eshte nji ferre i vertete i bere vetem nga nga mendja e fjala jote,ty duhet te,te vije turpe nga kto veprime c/njerzore.Ti a i kupton vuajtjet e ktyre pasagjerve qe jane ne kushte barbare,ktu e 4 vjete me pare.Pa banjo e pa asnji kushte qe u perket njerzve,reago z kryetare sa me shpejte te jete e mundur,ndihmo kta njerz qe ti komandanti jote,prisni voten e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In