• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj takim me strukturat në Kamzë: PS është e fëmijëve dhe e familjeve, jo e non-gratave që mbajtën peng breza me radhë. NIkolla: Një model…!

by Java News
21/06/2022 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë, Kamza ishte ndalesa e radhës për drejtuesin politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se Tirana dhe Kamza po rriten si dy “mushkëri të të njëjtit organizëm”, duke shtuar se ka plot projekte të përbashkëta, që do nisin shumë shpejt dhe që do i afrojnë akoma më shumë këto dy zona.

“Tirana dhe Kamza prodhojnë më shumë se gjysmën e ekonomisë së vendit, pra kanë më shumë se gjysmën e të punësuarve në vend. Një pjesë e madhe e krahut të punës, e djemve dhe vajzave të talentuara që mbajnë në këmbë Tiranën – hotelet, restorantet dhe shumë prej bizneseve – vijnë nga Kamza. Janë çuna dhe goca punëtorë, që vijnë nga familje të thjeshta, që janë bërë histori suksesi. Ndaj, për ne suksesi i Kamzës është edhe suksesi i Tiranës. Kurse suksesi i Tiranës prodhon më shumë mirëqenie edhe për Kamzën”, u shpreh ai.

Veliaj deklaroi se është koha për të thënë se duhet menduar më shumë për të ardhmen dhe fëmijët, se sa për non-gratat e për ata që zgjedhjet në parti i bëjnë një herë për burrin, një herë për gruan.

“Ka ardhur koha të themi: Eja mendojmë më shumë për fëmijët dhe më pak për non-gratat, që e kanë mbajtur peng Shqipërinë. Gjyshi që u rikthye në PD ka mbajtur peng gjyshërit tanë, se është mosha e gjyshërve tanë. Pastaj, mbajti peng prindërit tanë, pastaj mbajti peng gjeneratën tonë, dhe ju në Kamëz e dini fare mirë. Tani do të mbajë peng edhe fëmijët tanë? Kurrë jo! Sa të jemi ne socialistët, do të sigurohemi që fëmijët tanë nuk i mban peng njeri. Kur bëjnë zgjedhje partitë e tjera janë më shumë kërshëri mediatike, të tipit do e marrë burri apo gruaja drejtimin? Do ia lërë burri gruas partinë, apo gruaja burrit partinë? Ajo është një kërshëri mediatike për meme dhe karikatura. Kur ka zgjedhje te partia tjetër, prapë ka kërshëri mediatike: A do të shkojnë me qysqi apo me vare? Do shkojnë me flakëhedhëse, flakadanë, me gazlotësjellës, me shkallë? Kush do e marri kalanë? Pra, bëhet fjalë për pushtimin e një ndërtese”, u shpreh Veliaj.

Drejtuesit politik për Qarkun e Tiranës tha se Partia Socialiste është partia e fëmijëve dhe gjeneratës së re. Ai dha lajmin e mirë se së shpejti do të hapen dy shkollat e reja që ndodhen mes Tiranës dhe Kamzës.

“PS është partia e fëmijëve dhe e familjeve. Bashkë me Rakipin, ne do të hapim dy shkolla të reja në kufirin mes bashkive: shkolla “Nënë Tereza” dhe shkolla “Xhon F. Kenedi”, që ndodhen në hyrje të Institutit Bujqësor. Ne mund të kemi vija ndarjeje ku japim shërbime si pastrimi, por nuk kemi vija gjeografike ndarëse. Mezi pres që kompleksi i ri shkollor të jetë gati me një infrastrukturë moderne”, përfundoi Veliaj.

Nikolla për Veliajn: Një model se si punohet dhe drejtohet, kemi me çfarë krenohemi kur flasim për PS

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila është njëherësh edhe e deleguar e PS në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, e ka cilësuar kryebashkiakun Erion Veliaj model të punës dhe të drejtimit.

Nga Kamza, ku u zhvillua një takim me asamblenë e zgjeruar të PS për zgjedhjen e kreut të ri në këtë zonë, Nikolla u shpreh se Partia Socialiste ka se me çfarë të krenohet. “Patjetër që nuk jemi vetëm, se krah nesh është drejtuesi politik i qarkut, Erioni, një model se si punohet, një model se si investohet, një model se si drejtohet, se si shërbehet.

Edhe në këtë cilësi ne kemi se për çfarë flasim dhe krenohemi kur flasim për Partinë Socialiste, por patjetër dhe aftësitë e tjera organizative si drejtues politik i qarkut, do të jenë një krah i fortë, krah Migenës apo Rebekës, që do të jetë nesër drejtuese e partisë Socialiste për Bashkinë Kamëz”, tha Nikolla.

Kryeparlamentarja foli edhe për hapje të PS me të rinjtë dhe veçanërisht për pjesëmarrjen më të madhe të grave./m.j

Next Post
“Nipi i politikanit shqiptar dënohet për pastrim parash”, reagon Alqi Bllako: Nuk kam asnjë lidhje gjaku me të

“Nipi i politikanit shqiptar dënohet për pastrim parash”, reagon Alqi Bllako: Nuk kam asnjë lidhje gjaku me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In