• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj, takim me banorët e Kombinatit, Astirit e Kasharit: Mos i jepni më asnjë votë në Kombinat atij që fytyrën ia dha Saliut

by Java News
11/05/2023 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PS per Tiranen, Erion Veliaj zhvilloi nje takim me banorët e Kombinatit, Kasharit dhe Astirit, te cileve u premtoi se mandati i tretë, pas 14 Majit, do t’i dedikohet specifikisht këtyre zonave në Tiranë, që ashtu si me shkollën “Lasgush Poradeci” në Kombinat, do të shtohen edhe 5 shkolla të reja Astir, Yzberisht e Kashar.

“Tre vjet na bllokuan tek Astiri: ‘Nuk e duam autostradën, nuk e duam Unazën, nuk e duam zhvillimin’. Ja ku jemi sot! Është rritur vlera e pronës sepse ku vjen urbanizimi vjen zhvillimi. Ndaj, ju premtoj publikisht: Ky do të jetë mandati i dedikuar Astirit, Kasharit e Kombinatit, si kurrë më parë, për të shkuar deri në cepin e fundit dhe për t’u siguruar që siç e kemi me provë në Kombinat, ku kemi shkollën më të bukur në Shqipëri “Lasgush Poradeci”, apo shkollat “Betim Muço” dhe shkollën e re, që po bëhet nga e para, “Musine Kokalari”, ashtu do i kemi edhe 5 shkollat e Kasharit, Yzberishtit dhe Astirit,” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nuk është tesera ajo që duhet të shtyjë në kutinë e votimit, por familja e gjithsecilit dhe mirëqenia e saj garantohet sot në Tiranë vetëm nga Partia Socialiste.

“Nuk dua të mendoni partinë e tesera, por dua që kush jeton në Kombinat, të shkojë e të votojë për shkollën “Lasgush Poradeci”, të shkojë e të votojë për shkollën “Betim Muço”, për kopshtin e për çerdhet, të shkojë e të votojë për faktin që Sharra nuk e nxjerr më atë tymin kancerogjen. Kush jeton në Kombinat, duhet të votojë për fëmijët e vet e nëse PS ka ndërtuar shkolla, kopshte, çerdhe, ka pastruar Sharrën, nëse PS ka bërë sot Kombinatin, kantierin më të madh të rindërtimit për të rikuperuar dëmin e tërmetit, votoni familjen tuaj dhe fëmijët tuaj. Nëse PS ka ndihmuar, atëherë vota për Partinë Socialiste është vota për fëmijët tuaj,” ishte apeli i Veliajt.

Ai nuk la pa përmendur edhe faktin se ai që garon sot përballë tij në Tiranë ka dalë deputet pikërisht me votat e Kombinatit, por nuk bëri asgjë për ta. Përkundrazi, tha Veliaj, sot i ka dhënë fytyrën e tij një 80-vjecari që ka shkaktuar shumë dhimbje e tragjedi në Shqipëri.

“T’i themi gjërat siç janë! Kombinati prodhoi edhe një deputet, i cili i ka dhënë sot fytyrën Saliut. Çun i ri, i ka dhënë fytyrën një 80 vjeçari, që vetëm na përçan, një 80 vjeçari që bashkë me Zenin e tij, Gërdecin e hodhi në erë; një 80 vjeçari që sot është bërë lolo, gazi i botës, rri në stadium tek pulle dhe u flet sediljeve bosh. I ka dhënë fytyrën e vet një 80 vjeçari, i cili vrau si frikacak, duke u fshehur pas perdes së Kryeministrisë, 4 socialistë të pafajshëm. Sa turp që një çun i ri jep fytyrën Saliut dhe Ilirit! Ne nuk kemi kundërshtarë përballë, ne kemi një maskë që po e përdor Saliu e Iliri. Nuk kemi ne punë me ata. Ne duam që Kombinati, Kashari dhe Astiri të ecin vetëm përpara,” u shpreh Veliaj.

Ai tha gjithashtu se ashtu si çerdhja e parë që sapo u hap në Astir, zona do të vijojë të transformohet me çdo shërbim si kudo në Tiranë. “Ne sapo kemi hapur një çerdhe të re në zonën e Astirit, aty ku s’kishte asnjë çerdhe, kopesht, shkollë, sepse kur e drejtonin ata e kishin mendjen vetëm për pallate dhe kur e morëm ne, e gjetëm me puset e Laknasit ujin tek Astiri. Tek autostrada nuk na lanë të punonim tre vite. Sapo ka filluar investimi i parë në arsim dhe nuk do ndalemi derisa ta çojmë deri në fund. Nuk do ndalemi deri sa e gjithë Unaza të mbarojë me të 7 lotet e tjera, për t’u siguruar që Tirana çliron komplet trafikun. Ne nuk do ndalemi dhe do sigurohemi që në zonën mes Kasharit e Kombinatit të jetë zona e lirë ekonomike me 7000 vende pune,” vijoi më tej ai./m.j

Next Post
E mori rrjedha në kanionet e Osumit, RENEA gjen pas 3 ditësh trupin e pajetë të turistit holandez

E mori rrjedha në kanionet e Osumit, RENEA gjen pas 3 ditësh trupin e pajetë të turistit holandez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

January 24, 2026
“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

January 24, 2026
“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

January 24, 2026
Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

January 24, 2026
Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

January 24, 2026
Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

January 24, 2026
ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

January 24, 2026
Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

January 24, 2026
Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

January 24, 2026
“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In