• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj sulmon PD-LSI: Ata që ju flasin sot për rininë, janë autorët e “Kristalit” dhe “Vitrinës”

by A R
01/02/2021 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës vijon me investimet në infrastrukturën rrugore të Njësisë 5, të cilat po transformojnë cilësinë e jetës për banorët e zonës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Eljo Hyska,inspektuan sot segmentin e ri që lidh rr. “Liman Kaba” me rr. “Muharrem Butka”.

Veliaj tha se ky investim i jep një frymëmarrje të re kësaj zone, por shton edhe vlerën e pronës për qytetarët. “Lajmi i mirë është se kjo rrugë lidh Njësinë 5 me Lagjen 13. Më përpara, makinave u duhej të bënin një zig-zage mes pallateve, ku fëmijët dhe të moshuarit nuk guxonin të dilnin. Sot është transformuar e gjithë zona. Kujtoni “Rrugën e Kosovarëve” para 5 vitesh, ishte një baltovinë e madhe. Sot është rruga më e lakmuar dhe më të shtrenjta në Tiranë. Tani rr. “Liman Kaba” do të vazhdojë drejt, kemi hequr lavazhin, hapëm të gjithë aksin, po bëjmë trotuaret siç duhet,me të gjitha hapësirat e nevojshme, me instalimet nën tokë, që të mos e hapim më. Ky investim i rrit vlerën pronave përreth me 20-30% nëvit”, sqaroi Veliaj.

Ai shtoi se, vetëm 5-6 vitet e fundit,vlera e pronës në Tiranë është rritur mesatarisht 60-70%.Mandej, lajmëroi edhe ndërtimin e një shkolle të re, qëdo të mbajë emrin e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli.

“Ndërtimi i shkollës “Dritëro Agolli” është një tjetër lajm i shkëlqyer. Është një mënyrë për ta përkujtuar me një institucion arsimor emrin e tij të madh, i cili i bën nder zonës. Pas shkollës, radhën e kanë Kopshti Zoologjik dhe Kopshti Botanik, për t’i dhënë Njësisë 5 një buqetë të mirë investimesh. Këtë fundjavë sapo hapëm edhe një qendër shëndetësore, ndaj kush është i regjistruar në anën tjetër të autostradës, nuk kanë nevojë të dyndet tek qendra në ish Bllok”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se vetëm duke punuar çdo ditë, pavarësisht kushteve të motit, mund të ecet përpara. “Se ka shi, se ka diell, se është fundjavë, se është ditë jave, vetëm duke punuar ecim përpara. Kush fle gjumë, kush gënjen, kush mund t’i kishte bërë këto punë kur e kishin Tiranën për 4 vite, mund ta kishin dhënë çekun e bebes, por nuk e dhanë – çfarë do bëjnë tani për 5 ditë? Për ata që flasin për rininë,ju kujtoj se janë autorët e “Kristalit” dhe “Vitrinës”, që lanë një gjeneratë të tërë rrugëve. Prandaj,pas 80 ditësh,Njësia 5 duhet të na japë notën: Ishte më mirë gjumi apo është më mirë puna?!”, nënvizoi Veliaj.

/a.r

Next Post
Pas 5 vitesh bllokim rihapen Doktoraturat, por “ashpërsohen” kriteret për t’u bërë Doktor Shkencash

Universiteti i Tiranës merr vendimin: Provimet e semestrit të parë, online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In