• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj sulmon Grida Dumën e Petrit Vasilin: Me skalpin që i marrin Kavajës, shesin mend në Tiranë

by A R
17/06/2022 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj ka ironizuar nga Kavaja dy deputetët e opozitës, Grida Dumën e PD-së dhe Petrit Vasilin nga LSI. Në takimin e përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të PS për këtë bashki, Veliaj deklaroi se PS ka treguar në çdo palë zgjedhje se është forca që ka sjellë gjithmonë ndryshimin në vend.

“Shikojeni pak Etjen Xhafaj, deputeti juaj i mrekullueshëm, një çun fantastik që unë e kam njohur që në rini, edhe që është bërë sot avokati më i mirë i Kavajës. Ka treguar që edhe kur mbarojnë zgjedhjet është këtu. Edhe kur mbarojmë fushatën është këtu, edhe kur mbaron numërimi është këtu. Cili është këtu? Petrit Vasili? Grida Duma? Shumica prej tyre vijnë dhe thonë – “Ky është bastioni ynë, të kapim çfarë të kapim”, – dhe me skalpin që i marrin Kavajës, të shesin mend në Tiranë. Ne nuk jemi ajo parti. Ne jemi njerëz që i kemi rrënjët këtu. Ne kemi treguar që njerëzit në çdo palë zgjedhje kur i pyet: “A doni ndryshim”, të gjithë thonë duam ndryshim, por kur i pyet: “Nga e doni ndryshimin?” -Nga ata që gjithmonë kanë ndryshuar Shqipërinë, Kavajën, Tiranën dhe çdo cep të vendit tonë, që është partia jonë Socialiste e Shqipërisë”, theksoi Veliaj, drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës.
Teksa bëri thirrje për një fushatë komunikimi edhe me ata që nuk kanë votuar më parë PS-në, Veliaj komentoi edhe zhvillimet në kampin opozitar dhe diferencën që ekziston mes tyre dhe socialistëve. “Ka njeri interes tek LSI ? Është burri, vjen gruaja, ikën gruaja, vjen burri. S’ka asnjëri interes, është një biznes privat se PD e sigurt që s’ka njerëz. Në një moment që një njeri kthehet tre herë, do të thotë që lista e talenteve është aq e dobët, saqë ata e quanin rithemelim rikthimin pas 30 vitesh të atij që e themeloi. Pavarësisht se si do shkojë debati dhe platforma e gjithsecilit, asnjëri prej tyre nuk do shkojë të djegë selinë e partisë sonë, asnjëri prej tyre nuk do marrë një vare, që të shkatërrojë selinë e partisë sonë. Kjo është arsyeja pse kur ka zgjedhje në Partinë Socialiste, edhe njerëzit që nuk janë anëtarë tregojnë interes, sepse tregojnë interes për grupin që do qeverisë Kavajën, Tiranën dhe gjithë Shqipërinë dhe kjo është Partia Socialiste”, deklaroi Veliaj.

Drejtuesi politik i PS-së shprehu bindjen se socialistët do të fitojnë sërish Bashkinë e Tiranës për të çuar përpara punët e mira të nisura. “Kur shikon partitë e tjera, njëra është qepen familjar, tjetra është si ato ndeshjet e fundjavës, të wrestlingut e të mundjes që ti i sheh për argëtim. Nga dita e sotme, kemi 320 ditë, që të rifitojmë bashkinë e Kavajës, një bashki që siç e keni parë, me 200 vota shkon majtas, djathtas. Ne nuk e kemi luksin të humbasim askënd. Përkundrazi, kemi 320 ditë mundësi të afrojmë të gjithë familjen, edhe ata që deri dje s’ishin me ne, sepse për sa kohë që ne kemi treguar që vetëm kur hapemi rritemi, do të thotë që ne e dimë formulën e fitores”, deklaroi ai.

Katër kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Klodian Shehi, Shpend Barameta, Neritan Bajaziti dhe Marinela Alia paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Kavajë platformat e tyre të kandidimit.

/a.r

Next Post
I vuri tritol objektit në Shëngjin, 4 vjet burg për autorin

I vuri tritol objektit në Shëngjin, 4 vjet burg për autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In