• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Sot u mbyll palestra e fundit, investime në tre lagje për të prekurit nga tërmeti

by A R
08/12/2019 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj ka prezantuar sot Strategjinë Vendore për Rininë 2019-2023 në bashkëpunim me Kongresin Rinor dhe me mbështetjen e Friedrich Erbert në kuadër të 8 Dhjetorit.

Veliaj vlerësoi aktivizimin e të rinjve vullnetarë në momentin e vështirë pas tërmetit tragjik, ndërsa njoftoi se sot është mbyllur edhe palestra e fundit e emergjencës te shkolla 9-vjeçare ‘Betim Muço’ ku ishin strehuar të prekurit.

Ai kërkoi që të rikthehet jeta normale duke besuar te impulsi që do i japë që nesër rifillimi i shkollës. Kryebashkiaku theksoi se në tre lagjet e reja që janë planifikuar në Tiranë për të prekurit nga tërmeti do të ndërtohen qendra rinore, komunitare, etj.

“Tani duhet të kemi një moment rimëkëmbje, jo vetëm me ndërtesa, por e jetës normale, aktiviteteve të fundvitit. Kombet që ngrihen shpejt janë me të ardhme. Ne nuk jemi viktima. Kanë qenë djem dhe vajza të këtij qyteti që kanë dhe po ndihmojnë kanë dashamirësinë dhe respektin tonë. Me këtë emergjencë, cdo krizë është edhe një mundësi për t’i bërë gjërat më mirë dhe për të mësuar nga e kaluara. Sot është një ditë e rëndësishme për Tiranën, kemi mbyllur edhe qendrën e fundit të emergjencës te ‘Betim Muço’, por jo se ka mbaruar emergjenca.

Nuk mund të vijojmë të jetojmë tërë kohën në rrethim, luftë dhe zi. Mendoj se duhet ti kthehemi rutinës tani dhe në këmbë. Jam i lumtur që filluan kopshtet dhe çerdhet këtë javë dhe që rinis shkolla nesër. Jemi një shoqëri dramatike që na kap paniku. Ka shumë problem nëse histeria dhe drama kaplon shkollat. U kërkoj rikthimin në normalitet nesër.

Inxhinierët kanë parë shkollat, te ato që kanë probleme e kemi marrë vendimin. 4 shkolla do i ribënim, tërmeti e rikonfirmoi se nuk mbajnë më. Te ‘Sami Frashëri’ do të bëjmë disa meremetime dhe lyerje. Planin që miratojmë sot për përfshirjen në komunitet ta aplikojmë. Po filloi jeta pa panik nesër kemi hequr një pjesë të madhe të ngarkesës. Kur pashë që filloi në normalitet me bebet. Disa nga mësuesit vendosin kujën para se të kuptojnë. Po i ngatërruam rolet jemi shoqëri disfunksionale.

Nëse njerëzit ndrydhen dhe nuk konsumojnë atëherë shkojmë në një situatë, kur tërmeti real na ndodh në kokë dhe më pas në ekonomi. Kriza emergjente mbaroi, u them biznesmenëve të hapin sa më shumë vende për të rinjtë. Me tre lagjet e reja që kryeministri ka propozuar në Tiranë, po të kenë qendra rinore dhe komunitare është një mundësi. Imagjinoni që ta cojmë në marsh të pestë këtë. Në këto zona do të ketë qendra rinore, hapësirë komunitare. Ne nuk jemi ortakë, nuk po lidhim marrëveshje aksionere, kur dicka nuk shkon do të duhet të themi se nuk shkon dhe protestoni” tha ai.

Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 10 Shtator 2018

Horoskopi javor, 9 dhjetor deri 16 dhjetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

March 16, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Qëllimi i Rithemelimit ishte që ta kthente partinë në emër të Sali Berishës”

March 16, 2026
“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

March 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

March 16, 2026
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

PD vendosi që të bojkotojë Parlamentin, reagon Balla: Seriozisht e mendoni këtë apo është lapsus?

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In