• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Sot Tirana një qytet kozmopolitan, po jeton ditët më të mira. Investimet kanë rritur vlerën e pronës së qytetarëve

by Java News
25/01/2024 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se sot Tirana është një qytet kozmopolitan, që po jeton ditët e saj më të mira. Gjatë inspektimit të punimeve për godinën e re të shërbimeve për qytetarët në Bulevardin “Zogu I”, Veliaj shtoi se me kantieret e punës të hapura, bashkia është një nga kontribuuesit kryesorë të zhvillimit. “Sot jemi në një Tiranë kozmopolitane. Bashkia e Tiranës është kontribuesi kryesor, duke qenë se ka zona të mëdha në rindërtim, siç është zona e Kombinatit dhe e 5 Majit. Shumë shpejt do të kemi edhe shortet e reja për ndarjen e shtëpive për banorët e fundit. Unë besoj se Tirana sot po jeton ditët e saj më të mira. Industria e ndërtimit është një nga punëdhënësit më të mëdhenj. Ka debate të ndryshme, sepse këtu çdo gjë ha debat, edhe një teatër, edhe një shesh, edhe një pazar, edhe një kala, edhe te liqeni, edhe te Bulevardi i Ri, edhe te Kombinati, edhe te 5 Maji e te Bregu i Lumit. Mesa duket jemi destinuar të punojmë me debat. Ajo që thonë statistikat është se, ndërtimi, bashkë me turizmin dhe teknologjinë e informacionit, është një nga industritë që kanë sjellë këtë bum në Tiranë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë komentoi edhe rritjen e vlerës së pronës së qytetarëve në kryeqytet. “Sa më shumë punojmë, sa më me cilësi e me estetikë i bëjmë gjërat, aq më lart shkon niveli i punës. Për të gjithë ata që kanë vërejtje për çmimin e pronës në Tiranë, pyes: ‘Po sikur çmimi i pronës të binte e sikur të përgjysmohej, a do ishte më mirë për atë që është pronar apo më keq? Rritja e vlerës së pronës në një qytet ku 93% e qytetarëve janë pronarë e jo qiraxhinj, është lajm i mirë për këta 93%. Për 7% të tjeret, që janë qiraxhinj, ka banesa sociale, bonus qiraje, ka kredi të buta nga Bashkia e Tiranës. Kush thotë duhen qindra vite për të blerë një shtëpi në Tiranë, duhet të shohë që në Tiranë ka shumë pak, në mos aspak, të pastrehë, e nëse ka, vijnë nga rrethet. Nëse do ishte keshtu, atëherë do ishim të gjithë duke fjetur rrugëve”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku apeloi për më shumë bashkëpunim, teksa nënvizoi se fushata ka mbaruar e të gjithë tani duhet të japim një dorë që Tirana të vazhdojë të ngjitet sa më lart. “Le të mos e mallkojmë Tiranën, le të mos e shajmë progresin e qytetit, le të mos i vëmë stërkëmbësha qytetit. Qyteti ecën përpara kur bekohet dhe merr uratën nga të gjithë, sesa kur gjejmë arsye për t’i vënë stërkëmbësha qytetit tonë. Ky është qyteti ynë, është shtëpia jonë, është familja jonë. Fushata ka mbaruar e të gjithë tani duhet të japim një dorë që Tirana të vazhdojë të ngjitet sa më lart”, theksoi Veliaj./m.j

Next Post
“Merr para me valixhe nga Dako”, Rama fiton gjyqin e katërt për shpifje me Berishën

Nënkryetari i PD: Halli i Berishës dhe i Ramës nuk zgjidhet duke marrë peng Reformën Zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In