• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: S’kemi kohë për të humbur, një socialist i mirë nuk e quan fitoren në xhep, por lufton për besimin e qytetarëve

by Java News
09/11/2019 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Asnjë socialist i mirë nuk e quan fitoren në xhep, as nuk luan me besimin e njerëzve, por lufton çdo ditë për ta fituar atë ditë”. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Parku Olimpik i Tiranës, në prezantimin me kandidatët për delegatë të Kongresit që do të zgjidhen me 16 nëntor. Kreu i Bashkisë u shpreh se PS kujdeset çdo ditë që të fitojë besimin e qytetarëve në çdo zonë të kryeqytetit. “Asnjë socialist i mirë nuk e merr për të mirëqenë fitoren, nuk luan me besimin e njerëzve, por lufton çdo ditë, sikur është beteja jonë më e rëndësishme, për ta fituar atë ditë. Ne nuk na duhet të fitojmë njëherë në 4 vite, ne duhet të fitojmë besimin, mendjen, zemrat e njerëzve përditë. Ne kemi bërë më shumë se të tjerët, por një socialist i vërtetë shqetësohet edhe për kopshtin me drekë dhe lufton sikur ajo të jetë beteja jonë finale”, nënvizoi Veliaj.

Ai shprehu bindjen se delegatët e rinj të PS do të garantojnë vijimin e reformave dhe modernizimin e PS, që përgatitet për mandatin e tretë qeverisës. “Shpresa ime e madhe është që të gjithë këta delegatë të kthehen në një force emancipuese dhe modernizuese të PS, teksa përgatitemi për mandatin e tretë të Edi Ramës dhe të PS në krye të punëve të vendit”, tha Veliaj.

Teksa u ndal edhe në bojkotin që opozita i bëri jetës parlamentare dhe përgjegjësive të saj para vendit, Veliaj theksoi se tashmë mazhoranca ka një detyrë shumë herë më të madhe për të mos rënë në grackën e vetkënaqësisë.

“Unë e di nga puna ime, kryeministri ma ka treguar disa here nga puna e tij, dhe jam i sigurtë edhe ministrat dhe deputetët, është më e vështirë të qeverisësh pa kundërshtarët. Kur opozita ishte prezente, sado destruktive, sado me stërkëmbësha, sado me intriga, me shpifje, gjithsesi ishte një forcë presioni. Nga eksperienca ime ma bënte edhe mua punën më të lehtë, se vinte re ku kishim gabimet në bashki ose gjërat që mund të përmirësoheshin, qe ndoshta na kishin dalë nga radari. Kur s’e ke këtë, duhet të bësh vetë edhe kritikun e skuadrës tënde. Sepse nëse e lëmë këtë vakum dhe nuk reflektojmë mbi çfarë mund të bëjmë më mirë, atëherë do të biem në një grackë vetkënaqësie. Ndaj detyra e delegatëve është të na bëjnë edhe oponencë”, shtoi ai.

Veliaj siguroi se teksa Tirana i drejtohet shekullit të saj të dytë si kryeqytet, do të ketë të gjithë infrastrukturën që ka edhe një kryeqytet evropian.

“Delegatët e Tiranës do të jenë delegatët e fundit të shekullit të parë të Tiranës si kryeqytet. Në vitin 2020 Tirana mbush 100 vjeç dhe mbyll shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve dhe fillon kapitullin e dytë , shekullin e dytë si kryeqytet i të gjithë shqiptarëve kudo ku janë. Sa kohë kemi humbur me llafe kot, sa kohë kemi humbur duken shkatërruar kënde lodrash, duke bllokuar unazën e Tiranës, duke dalë kundër çdo sheshi, kundër çdo teatri, kundër çdo pazari. Do të duhet të injektojmë që në shekullin e dytë të kapim çdo kohë të humbur që kemi humbur në shekullin e parë. Në shekullin e dytë dua të garantoj çdo qytetar të Tiranës që të jetë akoma më moderne, do ti ketë ato rrugë, ato autostrada, ato unaza, do ti ketë ato teatro, ato parqe, do ti ketë të gjitha gjërat që ka çdo vend tjetër në bashkimin evropian”, theksoi Veliaj.

Next Post
Rama me paralajmërim të fortë: Brenda nëntorit nis furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK

Rama me paralajmërim të fortë: Brenda nëntorit nis furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

February 6, 2026
Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

February 6, 2026
Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave

“As ‘Salizoti’ nuk mund ta bëjë më PD, është e dëmtuar në mënyrë të tmerrshme”, Çupi: Filozofia e Berishës është dhuna

February 6, 2026
Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

February 6, 2026
Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

February 6, 2026
“Fokusi im letërsia”, Ben Blushi: Nuk besoj se kthehem më në politikë

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

February 6, 2026
“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

February 6, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

February 6, 2026
TikTok nën presionin e BE-së, rrezikon gjobë të majme për sigurinë online

TikTok nën presionin e BE-së, rrezikon gjobë të majme për sigurinë online

February 6, 2026
Reshje të dendura shiu përmbytin rrugët e Himarës, Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangi lëvizjet

Reshje të dendura shiu përmbytin rrugët e Himarës, Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangi lëvizjet

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In