Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton qytetarët e Tiranës që të bëhen pjesë e aksionit të madh për pastrimin e kryeqytetit me 4 shtator.
Veliaj ka postuar në statusin e tij Facebook një skedë grafike ku fton që ta shpërndajnë me miqtë.
Skeda e shpërndarë në emër të Bashkisë së Tiranës titullohet “Si ta pastrosh Tiranën në 4 hapa”, qe fillon me orientimin: organizo miqtë dhe përcakto një zonë të ndotur në lagjen tënde. Fillo aksionin e pastrimit në orën 09.00. Grumbullo thasët e zinj me mbeturina para konteniereve dhe pika e katërt, fotografo vendin para dhe pas aksionit dhe falendero miqte që morën pjesë.
“Shpërndaje dhe fto miqtë. 4 hapa të thjeshtë se si mund të pastrojmë Tiranën. Në 4 shtator s’mund të bëjmë gjera të mëdha për Shqipërinë si çunat e kombëtares, por gjëra të vogla për lagjen tonë po. #PastroTiranen #4Shtator”, shkruan Veliaj.










