• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Shumica e shkollave nuk kanë dëmtime, i kemi inspektuar me 4 grupe ekspertësh

by Java News
06/12/2019 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumica dërrmuese e shkollave të Tiranës nuk kanë pësuar dëmtime dhe janë gati për t’u hapur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj duke folur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ku u miratua edhe lista e dytë me përfituesit e bonusit të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti, theksoi se më shumë se 90 për qind e shkollave nuk kanë shfaqur probleme dhe janë të gatshme për të pritur nxënësit.

Ai bëri të ditur se të gjithë drejtorët e shkollave do të marrin në dorë akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit, i cili ka certifikuar sigurinë e tyre. Ai siguroi se për shkollat që kanë probleme dhe që kanë nevojë për ndërhyrje do bëhet transferimi i nxënësve në shkollën më të afërt.

“Kemi tre ditë që kemi hapur çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, çdo gjë ka vajtur fjolle. Drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve e kanë menaxhuar edhe situatën psikologjike, por edhe procesin e rifillimit në kopshte dhe çerdhe me shumë qetësi dhe pa panik. Ndaj do të doja t’i kërkoja dhe drejtorëve të shkollave të njëjtën gjë. Ne do të bëjmë një takim të dielën me gjithë drejtorët e shkollave, kështu që do ta dinë ekzaktësisht të hënën të gjithë shkollat që do hapen me akt konstatimi. Të gjitha shkollat që do mbyllen ose do të demolohen, siç është rasti i shkollës në Pezë, janë shkolla shumë të vogla, në Zallbastar apo në zona shumë të largëta periferike ku sigurisht do të bëhet akomodimi te shkolla më e afërt apo në shumë pak shkolla të kryeqytetit ku ne për meremetime do të duhet që të punojmë ndoshta edhe një 10 ditësh dhe ti hapim për vit të ri. Pra për 10 ditë shumë pak shkolla mund të zhvendosen. Por 90 e ca për qind e shkollave nuk kanë asnjë problem dhe do të vazhdojnë normalisht”, tha Veliaj.

Ai gjithashtu tha se të gjitha shkollat që janë inspektuar në mënyrën më të imtësishme nga disa grupe specialistësh dhe inxhinierësh në mënyrë që të merret një mendim më i plotë dhe i specializuar.

“Do i lëmë Luljeta Bozon dhe Agron Hysnelliun të bëjnë inxhinierin, ne të bëjmë kryetarin e bashkisë, drejtori i shkollës të bëj drejtorin e shkollës, por jo të gjithë me të gjitha. Kështu i kërkoj me shumë dashamirësi drejtorëve të shkollave, unë nuk jam inxhinieri, janë ata, do marrin akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit. Nëse një pallat e kemi parë maksimumi 3 herë, pra me ekspertë të bashkisë, të Institutit të Ndërtimit dhe të huaj, shkollat i kemi parë me 4 palë. Pikërisht se e kemi me shumë shumë prioritet sigurinë e shkollave. Shkollat e reja nuk kemi pasur asnjë problem, në shkollat e rikonstruktura ka pasur problem pjesa e vjetër dhe jo ajo e re. Kurse në disa shkolla rurale kemi marrë vendim drastik për prishje totale”, tha Veliaj. /e.s/

Next Post
Basha në Durrës: Dëmtimet e mureve paraqesin rreziqe

Basha në Durrës: Dëmtimet e mureve paraqesin rreziqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In