• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj shpall zhvillimin e parkut të tretë në Kashar: Fokus gjelbërimi, jo betoni

by
07/08/2015 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj shpall zhvillimin e parkut të tretë në Kashar: Fokus gjelbërimi, jo te betoni

Shumë shpejt Tirana do të bëhet me një “mushkëri” të tretë. Ashtu siç edhe ka premtuar gjatë fushatës elektorale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur sot pasdite liqenin e Kasharit dhe zonën përreth tij, si parkun e tretë të kryeqytetit, pasi atij të Liqenit Artificial dhe Parkut të Vaqarrit.

Në shoqërinë e kryetarit të Këshilli Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe deputetit të zonës, Artan Gaçi, Veliaj, pasi ka prezantuar administratorin e njësisë, Erin Çatri, ka vizituar nga afër liqenin e Kasharit, ku edhe ka njoftuar vendimin për ta kthyer atë në një park të Tiranës dhe hapësirë tërheqëse për qytetarët e Tiranës, të cilët dëshirojnë të kalojnë kohën e lirë larg zhurmës së qytetit. “Më vjen mirë që jemi në Kashar për të dhënë edhe një lajm tjetër të mirë për të gjithë qytetarët e kësaj zone, por edhe për Tiranës e madhe, siç është investimi për liqenin e Kasharit, çka do ta kthejë atë në parkun e tretë të Tiranës, pas Liqenit Artificial dhe Liqenit të Vaqarrit”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ambicia e tij dhe e bashkisë që ai drejton është që në fund të këtij mandati, Tirana të ketë 5 parqe kryesore, të cilat do të administrohen nga një agjenci e posaçme. “Do të kemi një administratë të re, e cila do të merret vetëm me parqet në Tiranë sepse besojmë se edhe mandati që na dhanë qytetarët ishte me fokusin më të madh te natyra, te gjelbërimi dhe ambientet çlodhëse, pa beton dhe investimet e një politike të vjetër në vitet e fundit”, shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu, në fjalën e tij, ai ka shprehur kënaqësinë që edhe në këtë njësi administrative tranzicioni i pushtetit dhe fillimi i zbatimit të reformës territoriale nuk ka sjellë shkëputje të shërbimeve për qytetarët. “Dua të falenderoj të gjithë ekipin që ka bërë të mundur tranzicionin në këtë njësi. E konsideroj një sukses javën e parë të punës në Bashkinë e Tiranës, ku të 24 njësitë morën frenat në dorë dhe për asnjë ditë të vetme në Kashar, por edhe në 23 njësitë e tjera, nuk patëm ndërprerje të shërbimeve klasike që kanë ofruar në të gjitha njësitë e pushtetit vendor”, përfundoi Veliaj.

Next Post

Fall për një lajm që nuk ka ndodhur akoma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In