• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj shpall nismën “Adopto 1 çerdhe”: Ndihmë për të krijuar kushte për vogelushët

by
14/08/2015 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj shpall nismen “Adopto 1 çerdhe”: “Buxhetin e gjetem te rrenuar, ndihme per te krijuar kushte per vogelushet”

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i ka bërë thirrje sot çdo biznesi, organizate apo qytetari, që të kontribuojë për kthimin në funksionalitet të plotë të çerdheve në Tiranë. I gjendur përballë një situate kritike sa i përket buxhetit të të trashëguar nga bashkia e mëparshme, si dhe gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen një pjesë e mirë e çerdheve në Tiranë, Veliaj ka kërkuar ndihmën e kontributorëve të jashtëm për të përballuar këtë situatë emergjence. “Dua t’i bëj një thirrje për 31 engjëj që mund të na shpëtojnë nga ky ferr financiar. Në rast se ka 31 kompani, 31 organizata, 31 fondacione, 31 individë që do të ofroheshin pranë bashkisë së Tiranës për të marrë dhe për të adoptuar një çerdhe, ne do ta çmonim jashtë mase. Ndaj thirrja ime është publike, nëse në qytetin më të madh të shqiptarëve ka mjaftueshëm bamirësi dhe bujari, duhet të ketë 31 vetë, biznese, fondacione apo organizata, që të ofrohen dhe të adoptojnë një çerdhe. Sot thirrja është shumë e qartë, adopto një çerdhe”, tha Veliaj pasi inspektoi nga afër gjendjen në çerdhen nr.54 në rrugën “Mihal Grameno” në Njësinë nr.2. Ai ka garantuar nga ana tjetër se Bashkia do të vërë në dispozicion çdo burim dhe aset të sajin për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate dhe për tiu përgjigjur bamirësisë që mund të jepet në këtë rast.

“Do të vinim në dispozicion të gjithë stafin tonë, vullnetarë dhe të gjithë dashamirësit sipas secilës njësi. Në Njësinë 2 me Elezin dhe ekipin, në Njësinë tjetër me Zhanin dhe ekipin e saj, të jemi në dispozicion të këtyre bamirësve për të na ndihmuar që të kemi një fillim të mbarë të vitit, për të gjithë ata prindër që duan dhe presin çerdhe më dinjitoze se këto që inspektuam sot. Ne do të ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme dhe për projektet dhe për stafin për tú siguruar që në një kohë rekord, 31 çerdhet që sot janë pa asnjë financim, prej këtij buxheti që kemi gjetur të rrënuar dhe prej këtij borxhi që na ka zënë frymën” – tha Veliaj. Ai ka theksuar se ka qenë e pamundur që vetëm në një javë të prokurohen dhe gjenden financimet që mungojnë sot në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për të plotësuar nevojat në çerdhe dhe kopshte për të qenë gati në sezonin e ri.

Next Post

Rritet numri i përdoruesve të drogës nën 18 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

February 10, 2026
Protestuesit hedhin molotov edhe drejt medias, kameramani përfshihet nga flakët (VIDEO)

Protestuesit hedhin molotov edhe drejt medias, kameramani përfshihet nga flakët (VIDEO)

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In