• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Shkolla “Servete Maçi” më e mira në Shqipëri, hapet më 16 shtator

by Java News
26/08/2019 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i ri shkollor do ta gjejë Tiranën me një shkollë krejtësisht të re dhe më të mirën në Shqipëri. Bëhet fjalë për shkollën “Servete Maçi” në Njësinë nr.9 ku 600 nxënës do të gjejnë një shkollë krejtësisht të re dhe jo vetëm me kushtet më të mira por edhe me arkitekturën më të veçantë. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit të ri Bashkiak.

“Një nga gjërat që besoj të gjithë do të jeni me mua në datën 16 shtator, për të hapur një shkollë të re, është shkolla “Servete Maçi”. Di t’ju them që është disa herë më e bukur edhe më e arrirë sesa shkolla “Kosova”, nëqoftëse ka skeptikë, ju ftoj që në datën 16 shtator të jemi aty, nuk do besoni që jeni në Shqipëri, le më në Tiranë. Në atë shkollë, është një nga veprat më të arrira, është një shkollë muzike, qytetase, pra jo vetëm e lagjes, e Njësisë 9 dhe 8, aty ku ndodhet, por për të gjithë ata që kanë zgjedhur shkollën e muzikës besoj do të na bëjë të ndihemi krenarë. Ata që janë të vjetër në Këshillin bashkiak i kanë marrë vendimet për atë shkollë, dhe ata që janë të rinj dhe që përfaqësojnë komunitetin e Njësisë 8 dhe 9, apo nga e gjithë Tirana, ku ata që janë me prirje muzikore, sidomos 600 familje, do të çojnë fëmijët e tyre në shkollën e re, “Servete Maçi”, tha Veliaj.

Kjo është shkolla e pestë që Bashkia e Tiranës ka ndërtuar nga e para në këto 4 vite, pas “Betim Muço” në Kombinat, “Ardian Klosi” në Njësinë 4, “Shkolla Kosova” dhe “Hoxha Tahsin”. Por jo vetëm nxënësit e kësaj shkolle do të gjejnë kushte më të mira mësimi, pasi Bashkia e Tiranës është duke rikonstruktuar dhe disa shkolla të tjera, ku janë përmirësuar kushtet në ambientet aktuale si dhe janë shtuar ambiente të reja mësimi. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës “Ali Demi”, “Sabaudin Gabrani”, “Konferenca e Pezës”, “Gustav Mayer”, “Dhora Leka”, “Mihal Grameno”, si dhe disa shkolla të tjera në zonat rurale.

Por ai theksoi se ajo që do t’i japë përgjithmonë zgjidhje problemit të mësimit me dy turne janë investimet që ka nisur Bashkia e Tiranës për të ndërtuar 17 shkollat e reja. “Kanë filluar dhe themelet e “Nënë Terezës”, “Kristo Frashërit”, shkolla “Dritëro Agolli” që do të fillojë tek Parku Olimpik, dhe 17 shkollat e reja që të mbyllet në këtë mandat përfundimisht çështja e arsimit me dy turne”, shtoi kryebashkiaku Veliaj.

Gjithashtu sa i përket infrastrukturës arsimore, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se sfidë e Bashkisë së Tiranës do jetë bërja edhe e kopshteve publike në Tiranë më të lakmueshme për qytetarët se ato private. “Është hera e parë në historinë e këtij qyteti ku kemi deri në 10 kërkesa për një vend në çerdhe. Sfida që kemi për këtë mandat është që t’i bëjmë të lakmueshme kopshtet publike, siç kemi bërë çerdhet dhe si procesi i decentralizimit, tashmë i kanë kaluar totalisht edhe si asete edhe si bordero Bashkisë së Tiranës, dhe besoj që ambicia jonë është që të bëjmë edhe kopshtet siç kemi bërë çerdhet. Kur të shkojë kërkesa në kopshtet publike 10 me 1, realisht do të jetë një notë 10 për Bashkinë, por edhe një 10 fish nevojë për të pasur kopshte dhe çerdhe të reja.”, tha Veliaj. /l.m

Next Post
Ekonomia gjermane në vështirësi, shkak investimet e dobëta

Ekonomia gjermane në vështirësi, shkak investimet e dobëta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

February 7, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

February 7, 2026
Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In