• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Saliu e nisi 30 vjeç me Partinë e Punës, tani 80 vjeç është bërë anëtar i LSI-së

by Java News
26/04/2023 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj iu drejtua të gjithë demokratëve, duke u thënë të mos i besojnë më një njeriu si Sali Berisha, që deri tani ka ndërruar 3 tesera partie. Ai iu referua lëvizjes më të fundit të Berishës, që po i detyron demokratët t’i japin vota Partisë së Lirisë së Ilir Metës.

“Saliu e filloi 30 vjeç si anëtar i Partisë së Punës, e vazhdoi 50 vjeç si anëtar i Partisë Demokratike, tani që është 80 vjeç është bërë anëtar i LSI-së. Tek fleta e votimit kësaj here, tek koalicioni lexon Ilir Meta. Gjykata vendosi sepse vetëm ai drejton një parti. Pra, demokratët do detyrohen të shkojnë si “cjapi tek kasapi”, me kokën në sini tek Ilir Meta për të vërtetuar atë që ka qenë gjithmonë aleanca e dy njerëzve që i kanë bërë më shumë dëm Shqipërisë. Një ish-komunist që është bërë antikomunist dhe sot është “non grata”, e pasi bëri Gërdecin dhe 21 Janarin, sot do të rikthehet prapë, po tani me logo tjetër. Qartazi paska pasur një pakt që të gjithë demokratët t’i çojë si ‘cjapi te kasapi’”, tha Veliaj në një takim me banorët e Njësisë 8 në kryeqytet.

Veliaj nga Njësia 8: “Mirënjohje motrave dhe vëllezërve nga ish-LSI dhe PD që na janë bashkuar; E kanë kuptuar se ajo lëvizje ishte një vegël e Sali Berishës”

Nga Njësia 8, teksa zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj tha se i vjen mirë që, çdo ditë e më shume, edhe kundërshtarët politikë po kuptojnë se Partia Socialiste është forca që i çon qytetarët përpara. Ai u shprehu mirëseardhjen disa anëtarëve të LSI-së, të cilët iu bashkuan PS-së, sepse kuptuan se ajo lëvizje socialiste ishte një vegël e Sali Berishës dhe s’kishte asnjë ide për të çuar Shqipërinë përpara.

“Kjo është një njësi, e cila ka qenë tipikisht e djathtë, por pas një pune ndër vite, më në fund, Partia Socialiste është forca e parë në Njësinë 8, pas 3 zgjedhjeve të fundit. Është një transformim i jashtëzakonshëm. Ne ende nuk jemi mbi 50%, por jemi forca e parë në këtë njësi dhe sot ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur më përpara. Ne mund të jemi kundërshtarë, por nuk jemi armiq, jemi shqiptarë, kemi një gjak, jemi komshinj, kemi shkuar në të njëjtat shkolla, kemi pasur lidhjen dhe sot shoh këtu shumë motra dhe vëllezër që na kanë ardhur nga ish-LSI, kur kishte emrin e Niptit LSI, se sot ka një emër tjetër. Ata kanë kuptuar se ajo lëvizje socialiste, në fakt ishte vetëm një vegël e Sali Berishës, s’kishte kurrë idetë e majta, kurrë idetë për të çuar Shqipërinë përpara, kurrë idetë për të bashkëpunuar për të mirën. Dhe sot që janë bashkuar me ne, u them mirë se u kthyet në shtëpinë tuaj! Se ka vetëm një të majtë, që është e majtë e vërtetë, një të majtë që beson se ata që fitojnë më shumë, duhet të paguajnë pak më shumë taksa”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se ata kanë bërë zgjedhjen e duhur, që i janë bashkuar të vetmes forcë politike të majtë, që mendon vetëm për të mirën e vendit dhe janë larguar nga ata që kanë hallet e tyre.

“Një forcë e majtë beson se 0,01% e popullsisë që fiton më shumë se të tjerët, duhet të mbajë më shumë peshë, që ne mund të bëjmë shkolla të bukura si këto. Kurse për të gjithë të tjerët, ne do të bëjmë abonenë, siç e kemi bërë në fakt abonenë falas për studentët, do të kemi gjysmën e konviktit të paguar dhe do të japim një bonus social për të gjithë ata që janë në nevojë, siç bëmë me bonusin e qirasë. Por, nuk janë vetëm vëllezërit tanë, motrat tona që përkohësisht u asociuan me LSI-në, edhe me atë fuksin e lagjes, që ka reputacionin si sigurimsi i fundit që ka mbetur në politikë. Sot dua të falënderoj dhe dua t’i mirëpres krahëhapur në njësinë tonë, në këtë njësi që është vërtetë zemra e Tiranës, të gjithë burrat, gratë, gjyshërit, gjyshet që vijnë nga Partia Demokratike dhe kanë vendosur t’i bashkohen forcës sonë. Ju falënderoj shumë për këtë zgjedhje sepse tregon shumë. Tregon se mbi të gjitha partia kryesore nuk është e majta dhe e djathta, nuk është PS-ja dhe PD-ja. Ky gjest tregon se partia kryesore për ju, është familja juaj”, tha Veliaj.

Ai falenderoi edhe gjithë demokratët që po kuptojnë dita ditës qëllimin e Sali Berishës, non-grata. “Për të gjithë demokratët kam një falënderim të madh. E mbani mend Saliun që ishte tek pullë në stadium? Po ato debatet ju kujtohen? Stadiumi i korrupsionit, arena e mafies, stadiumi kriminel, arena e babëzisë? Krejt papritur e ktheu pllakën, siç e kthen gjithmonë. Dhe pasi e ktheu pllakën për stadiumin, u tha: “Kjo është arena e demokracisë! Kjo është arena e lirisë, kjo është arena e fitores!”. Gënjen plaku 80-vjeç. 80-vjeç gënjen si fëmijë akoma dhe mund të ketë rrjedhur, por demokratët nuk kanë rrjedhur dhe fakti që e vetmja gjë që bënë demokratët është që ikën nga stadiumi për ta lënë vetëm, ishte leksioni më i madh që i dhanë atij personazhi, duke e lënë vetëm në stadium, burri 80-vjeç”, përfundoi Veliaj./m.j

Next Post
Gjakmarrja/ Zbardhet emri i porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt! Kush janë emrat e bashkëpunëtorëve

Gjakmarrja/ Zbardhet emri i porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt! Kush janë emrat e bashkëpunëtorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

February 24, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda

February 24, 2026
Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In