• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Do rrisim investimet pa rritur çmimin e ujit

by A R
01/02/2017 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të rrisë investimet për modernizimin e rrjetit dhe shërbimin e furnizimit me ujë të qytetarëve, pa rritur çmimin e tij. Këtë tha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë analizës vjetore të ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime, e cila u zhvillua në Bovillë. Ai theksoi se për herë të parë gjatë vitit 2016, UKT-ja doli me fitim, duke krijuar më shumë mundësi për investime, pa prekur çmimin e ujit.

 “Një administrim më i mirë i ndërmarrjes e nxorri atë me fitim për herë të parë në 25 vjet. Mund të ketë shumë njerëz që thonë nëse jemi me fitim, pse s’kemi ujë 24 orë? Sepse krahasuar me këtë fitim, investimet e kryera nga UKT janë shumëfishuar. Por, besoj se është lajm i mirë që fitimet i përkthejmë në investime, sigurisht duke ruajtur çmimin e ujit që kemi sot”, tha kryebashkiaku Tiranës.

 Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës është duke kërkuar mënyra bashkëpunimi edhe me aktorët privatë për të bërë të mundur shtimin e investimeve, të cilat do të sjellin më pas edhe një shërbim më të mirë të qytetarëve me ujë. Duke u ndalur te situata aktuale, ai bëri të ditur se furnizimi me ujë në Tiranë është dyfishuar në krahasim me 1 vit e gjysmë më parë, por duke theksuar se ajo është ende larg ambicies për të pasur furnizim me ujë pa ndërprerje. “Për 500 mijë banorë, gjendja e ujit sot në çezmat e tyre është si dita me natën. Një qytet që kishte 7 deri në 8 orë ujë, sot ka 14-15 orë ujë. Është gjë shumë e mirë, por ende shumë larg ambicies sonë për 24 orë ujë në ditë”, u shpreh ai.

 Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi si një nga sukseset më të mëdha të UKT-së rikthimin e besimit të qytetarëve. Për këtë ai iu referua telefonatave që qytetarët bëjnë për të zgjidhur një problematikë të caktuar. “Më parë nuk e merrte njeri në telefon ujësjellësin. Ndaj, më vjen mirë që fitimi i besimit të njerëzve është ndoshta arritja më e madhe këtë vit. Do të doja që të investohemi te besimi i njerëzve”, shtoi Veliaj. Ai u shpreh se për shkak të abuzimeve me ujin, UKT-ja nuk arrinte të nxirrte të ardhura të nevojshme për të funksionuar dhe për t’i shërbyer qytetarëve. “Fakti se 72% e mallit nuk shkonte te ai që e paguante ishte skandaloz. Sot kemi një përmirësim me 10% të kësaj situate, që është ende shumë pak, por duke ditur se kjo është një punë mikroskopike, ku në çdo shkelje, në çdo stacion, në çdo vjedhje, në çdo çarje, duhet kuruar sikur po qëron orizin dhe të shikosh se si rrjeti kthehet nga një kulluese makaronash ku rrjedh çdo gjë, në një rrjet i cili është aty për ta çuar mallin e paguar në çezmën e atij që e ka paguar”, tha ai.

 Veliaj tha se 1/3  e ujit të pijshëm që rrjedh nga Bovilla humbet teksa kalon nëpër zonën e Kamzës dhe të Paskuqanit. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje kreut të Bashkisë Kamëz që të bashkëpunojë për të zgjidhur këtë problematikë. “Pjesa më e madhe e humbjeve për Tiranën ndodh në momentin kur uji nga Bovilla shkon drejt Tiranës dhe kthehet në një kulluese makaronash teksa kalon në Kamëz dhe në Paskuqan. Kjo do bashkëpunim. Ndaj i bëj thirrje publike kryetarit të bashkisë, që marrja e pesë votave më shumë nga njerëzit që abuzojnë me ujin nuk është politikë afatgjatë”, tha Veliaj, duke shtuar se vjedhja e ujit nuk është një “biletë” për të dalë nga varfëria, por një çmim edhe për pjesën tjetër të Tiranës, që në fakt e paguan ujin dhe detyrohet të gjejë mjete alternative për të siguruar ujë.

 Për të rritur edhe më tej performancën e kësaj ndërmarrje, si dhe shërbimin ndaj qytetarëve, kryebashkiaku ka kërkuar nga drejtuesit dhe punonjësit e UKT-së që të vazhdojnë me ritmin që dëshmuan gjatë 2016. “Është lajm shumë i mirë që kemi rritur të ardhurat me 18%, është lajm shumë i mirë që kemi rritur abonentët me 26 mijë. Sot, ardhja në Tiranë nënkupton edhe integrimin në rrjetin e Tiranës, jo vetëm rrjetin me ujë, por edhe në atë financiar dhe të pagesave, me një kod qytetar ku operojmë me rregulla dhe me standard shumë më të lartë se pjesët e tjera të vendit. Do të doja që projekti i leximit elektronik të matësve të vazhdonte ta bënte kompaninë më inteligjente. Sot, leximi elektronik i faturës, jo vetëm e ka bërë Ujësjellësin më të ndershëm, por i ka dhënë garanci çdo qytetari që të ketë mundësi të verifikojë skedën e vet”, tha Veliaj.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga UKT që të rrisë edhe më tej bashkëpunimin me qytetarët, duke iu përgjigjur çdo kërkese që vjen prej tyre, për çdo avari që mund të ketë në sistem. Një nga investimet më imediate që do të bëjë Bashkia është ajo në impiantin e Bovillës, e cila do rrisë kapacitetin e furnizimit me ujë të Tiranës me afro 30%. Veliaj shtoi se në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor është e nevojshme që të realizohet një masterplan edhe për ujin, në mënyrë që të përcaktohen zonat se ku duhet të jenë investimet më të mëdha për të shmangur çdo investim të gabuar./b.d

Next Post
Bruksel, debatet mes Ballës e Bumçit në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asocimit (VIDEO)

“CEZ”/ Balla: Ka një dakortësi mes Nue Kalaj, Shkëlzenit dhe Saliut për të mos folur, por do të thërriten sërish në komision!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

January 25, 2026
Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

January 25, 2026
Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In