Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi sot se është rikuperuar e gjithë situate pas shiut të sotëm në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij në Facebook, Veliaj pohon: “Natyrën s’e kontrollojmë dot, sidomos stuhi breshëri në gusht. Por, faleminderit kolegëve të mirë për rikuperimin në kohë rekord”.
Pasditen e sotme, Tirana u përfshi nga një stuhi e fortë shiu dhe ere që permbyti arteriet kryesore në kryeqytet. /r.a