• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet “Reja”, Veliaj: Hapësirë e re kulturore për qytetarët

by A R
27/05/2016 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ka tashmë një tjetër pikë tërheqëse, jo vetëm për vizitorët, por edhe një hapësirë që shërben si ambient takimesh apo aktivitetesh të ndryshme kulturore dhe sociale. Bashkia e Tiranës ka përuruar sot veprën “Reja”, e projektuar nga arkitekti japonez me famë botërore, fitues i shumë çmimeve, Sou Fujimoto, e cila është vendosur në lulishten para Galerisë Kombëtare të Arteve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, autori i veprës, arktitekti Sou Fujimoto, Presidentja e Fondacionit “LUMA”, Maja Hoffmann, njerëz të artit, gazetarë, sponsorë e mbështetës.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj shprehu kënaqësinë që një instalacion kaq i njohur vjen në Tiranë, jo vetëm si vepër arti, por edhe si hapësira më e re kulturore në kryeqytet. “Në një vend të tejmbushur me cinizëm, me skepticizëm, me njerëz që thonë vetëm se gjërat s’bëhen, për ata që e kanë mbështetur këtë projekt që nga fillimi, do të thotë shumë. Faleminderit që ju këtu jeni besimtarët e parë që ne mund të kemi një copë Evropë dhe disa vlera të rëndësishme në Tiranë dhe besoj pavijoni i Fujumoto-s i solli”, tha kryetari Veliaj. Më tej, ai u shpreh se “Reja”, ashtu si edhe çdo gjë tjetër e bukur dhe estetike të imponon tjetër sjellje, ndërkohë që i jep Tiranës një tjetër mundësi ku qytetarët mund të takohen.

Gjithashtu, Veliaj theksoi faktin se ende pa u përuruar kjo vepër ka pasur një interes shumë të madh si nga individë të ndryshëm, ashtu edhe nga organizata apo institucione që kërkojnë ta përdorin këtë hapësirë për një takim apo ngjarje të tyren. “Reja.al, është adresa ku secili mund të rezervojë eventin e vet. Në fakt, deri tani kemi 82 aktivitete të planifikuara deri në fund të vitit”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai sqaroi se nuk ka vend për dyshime, pasi “Reja” vjen dhe do të qëndrojë në Tiranë për rreth 3 vjet pa asnjë kosto për qytetarët e saj. “Projekti është falas, qyteti nuk ka paguar asnjë qindarkë, asnjë taksë nuk është përdorur për këtë projekt. Më vjen mirë që është mundësuar e gjithë kjo vepër, pa asnjë kosto për qytetin falë bashkëpunimit të disa njerëzve”, shtoi kryebashkiaku, Veliaj.

Pavijoni i Galerisë Serpentine 2013, projektuar nga Sou Fujimoto, ka një sipërfaqe prej 350 metrash katrorë dhe hapësirë të brendshme prej 142 metrash katrorë, ku struktura dhe cilësia delikate e pavijonit, shumëfishuar nga gjysmë-transparenca krijon një formë gjeometrike, të ngjashme me një re. Fillimisht, i konceptuar si një projekt artistik i përkohshëm, për pavijonin e Galerisë “Serpentine” në Londër 2013, pavijoni i Fujimotos do të qëndrojë në Tiranë për një periudhë trevjeçare dhe do të shërbejë si një hapësirë eventesh, me një program të pasur kulturor, krijuar në partneritet me organizata të ndryshme lokale, rajonale dhe ndërkombëtare kulturore e arkitekturore, por gjithashtu edhe me individë të ndryshëm.

“Reja” është projektuar si një hapësirë sociale elastike, e destinuar për përmbushjen e qëllimeve të ndryshme. Vizitorët do të nxiten të hyjnë dhe të ndërveprojnë në mënyra të ndryshme përgjatë gjithë kohës së qëndrimit të pavijonit.“Reja”do të kthehet në një aset të rëndësishëm kulturor të qytetit të Tiranës, nën mbikëqyrjen dhe administrimin e Bashkisë së Tiranës. (javanews.al /r.a)

Next Post

Ivanov tërheq amnistinë, Gruevski drejt prangosjes?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In