• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Reformuam skemën e ndihmës ekonomike

by
24/04/2015 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj bëri sot një përmbledhje të punës së tij si ministër, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te reformat e ndërmarra prej tij në aspektin social, të cilat sipas tij kanë rezultuar mjaft të suksesshme, si dixhitalizimi i skemës së ndihmës ekonomike apo strehimi i komunitetit rom dhe fëmijëve të rrugës. Gjatë takimit me grupe përfituese nga reformat sociale, Veliaj prezantoi dy dokumenta si Strategjia e Mbrojtjes Sociale dhe Dokumenti i Politikave të Përfshirjes Sociale.

Ministri Veliaj vuri theksin se një nga objektivat kryesore të ministrisë që ai drejtoi në këto 18 muaj ishte qasja me mjete dhe rrugë më efekteve në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë shtresat në nevojë në vend.

Ai u ndal dhe te rritja e ndihmës ekonomike, e cila sipas tij, u dyfishua, si dhe bëri një rezyme të punës së ministrisë në aspektin e çështjeve sociale, ku ka veçuar menaxhimin e emergjencës me familjet e komunitetit rom që jetonin në rrugë, reformën e skemës së ndihmës ekonomike dhe skemën e ndihmës për personat me aftësi të kufizuar.

“Më parë njerëzit futeshin në skemën e ndihmës ekonomike vetëm për të dhënë votën dhe për të ngritur një flamur. Por së pari, kjo është mungesë respekti ndaj atyre që paguajnë taksat dhe detyra e shtetit është të jetë një administrator i mirë i asaj që njerëzit e japin me mirëbesim nga taksat e tyre. Nga ana tjetër, ishte fyerje e dyfishtë për nevojtarët, pasi i jepej e njëjta shumë një nëne të ve me tre fëmijë, po ashtu edhe kryetarit të partisë në pushtet, që kishte biznes mermeri, dyqan mishi, local, makina dhe vilë trekatëshe”, deklaroi Veliaj, duke nënvizuar se nga skema e ndihmës ekonomike janë hequr abuzuesit dhe paratë u shkojnë njerëzve që janë vërtet në nevojë.

Veliaj shtoi se reforma e kryer në këtë drejtim mundësoi uljen e rasteve e korrupsionit në dhënien e ndihmës ekonomike, duke e vlerësuar si arritje faktin që sot ndihma ekonomike, jo vetëm u shkon personave më në nevojë, por edhe që u jepet grave kryefamiljare.

“Së pari, rikuperuam të gjitha pagesat e prapambetura për të treguar se kur shteti do, shteti mundet. Më parë, ndihma ekonomike nuk ishte më e madhe se 45 mijë lekë, kurse sot është 80 mijë lek. Askush nuk është naiv që të rrahë gjoksin për këtë, por ama është dyfish se më parë”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i kërkojnë pushtetit vendor më shumë vëmendje për punët publike dhe çështjet sociale, siç janë trajtimi i fëmijëve të rrugës apo strehimi i komunitetit rom. Strategjinë e Mbrojtjes Sociale dhe Dokumentin e Përfshirjes Sociale Veliaj i cilësoi si dy nisma thelbësore për krijimin e një sistemi të fortë të mbrojtjes sociale, përfshirës dhe të barabartë për të gjithë dhe që u shërben në rradhë të parë grupeve më vulnerabël.

Ai theksoi se dy dokumentat që u prezantuan sot përbëjnë një thirrje për veprim për çdo ministri dhe njësi vendore që të mendojnë seriozisht për përfshirjen pa barriera, pa paragjykime dhe pa burokraci të çdo qytetari në shërbimet publike, pavarsisht nivelit të të ardhurave, gjinisë, moshës, aftësisë së kufizuar, orgjinës dhe orientimi e identitetit seksual.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Makina e Paul Walker del në ankand

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In