• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj ra, por ky nuk është fundi i tij politik

by Altin Ketro
12/09/2025 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Largimi i Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, pas një propozimi të kryeministrit Rama ndaj Këshillit Bashkiak të Tiranës që ky i fundit të nisë procedurën e shkarkimit për shkak të mungesës mbi tre muaj në detyrë, nxjerr në pah hendekun që ka legjislacioni shqiptar, ku për të njëjtën kategori, pra të zgjedhurit me votë, parashikohen dy standarde.

Kur vjen fjala për deputetët, ligji parashikon “mungesën pa arsye mbi 6 muaj”. Kur bëhet fjalë për kryetarë bashkie, ligji parashikon “mungesën mbi 3 muaj”, pa e specifikuar nëse kjo mungesë është me apo pa arsye.

Kjo anomali ligjore duhet adresuar nga Parlamenti i ri, sepse lë shkas për ta shkarkuar një të zgjedhur, mjafton që një prokurori t’i teket ta mbajë atë në arrest për 3 muaj. Por 3 muaj, një kryebashkiak mund të mungojë edhe për arsye shëndetësore. Kësisoj, çdo kryebashkiak, qoftë i mazhorancës, qoftë i opozitës, është i ekspozuar nga ky përcaktim evaziv i ligjit.

Është e qartë se Veliaj nuk mund ta drejtonte më bashkinë nga qelia. Si një kryeqytet dinamik, Tirana nuk mund të zvarritej për aq kohë sa do të zgjaste gjyqi ndaj tij.

Sipas ligjit, Erion Veliaj nuk do të kishte mundësi për një mandat të katërt. Prandaj, kjo periudhë që ka mbetur deri në pranverën e vitit 2027, thjesht do të shtonte agoninë e Tiranës me një kryebashkiak që nuk është fizikisht cep më cep të saj, siç ka bërë për 10 vjet rresht dhe ku ka qenë burim frymëzimi dhe angazhimi për t’i dhënë Tiranës një frymë perëndimore.

Largimi nga kjo detyrë do ta ndihmojë Erion Veliaj, që të fokusohet te çështja e tij madhore: çmontimi me fakte dhe prova i gjithë “çorbës” që ka gatuar prokurori i çështjes, për të dalë i pafajshëm nga procesi i ngritur ndaj tij. Ai nuk duhet t’i ketë peng këto 2 vitet në vijim që SPAK ia hoqi nga jeta e tij, për t’i shërbyer Tiranës.

Sigurisht që ky proces mund të zgjasë në kohë, por një politikan ambicioz nuk mund të dalë mbi ujë nëse nuk kalon sprova të tilla.

Dhe meqë jemi tek politikanët, prokuroria nuk duhet të sillet ndaj tyre me gjueti shtrigash. Sidomos kur bëhet fjalë për politikanë me ndikim të fortë publik. Pra, për figura që nesër mund të jenë potencialisht udhëheqës. Politikanë të tillë nuk formohen brenda ditës, por duan së paku një dekadë që të krijojnë një emër përtej qytetit ku veprojnë.

Vërtet është kërkuar me forcë që duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, por me këtë është pasur parasysh jo “kap e fut në burg” e pastaj mblidh provat. Pandëshkueshmëria në Shqipëri, për 3 dekada, ka pasur të bëjë me faktin se politikanët e lartë nuk hetoheshin fare. Ose, edhe nëse hetoheshin, ishte në mënyrë sipërfaqësore dhe çështjet mbylleshin me procedurë, për tejkalim afatesh hetimore.

Burgosja e një politikani nuk duhet të kthehet në qëllim në vetvete. Hetimi, po, ai është thelbësor dhe duhet të bëhet i plotë dhe i thellë.

Kemi dy precedentë të hetimit në liri, pastaj dënimit në shkallë të parë në liri dhe prangosjes pas vendimit të formës së prerë në Apel: janë dënimet e ish-ministrit socialist Tahiri dhe ish-deputetit demokrat Salianji. Ky i fundit qëndroi 3 vjet deputet ndonëse kishte dënim në shkallë të parë, dhe asnjëherë nuk iu vu në rrezik mandati.

Çdo politikan, nëse nuk kapet në kushtet e flagrancës, nuk ka arsye që të mbahet në burg pa një dënim të formës së prerë. Kjo nuk do të thotë se politikanët janë mbi ligjin. Por masa ekstreme si arresti duhet të përdoren me kujdes të jashtëzakonshëm, veçanërisht në mungesë të një rreziku të menjëhershëm apo të një veprimi të dhunshëm. Çfarë ndodh kur një politikan mbahet dy vjet në arrest me burg dhe në fund del i pafajshëm? A e zëvendëson ai pak lek dëmshpërblim prishjen e karrierës politike dhe të emrit të tij, të cilin ai është përpjekur për vite me radhë ta ngrejë lart?

Në këtë aspekt, rasti Veliaj nuk është vetëm një përballje personale me drejtësinë, por një provë për vetë sistemin demokratik shqiptar dhe mënyrën si ai i trajton të zgjedhurit e tij. Nëse duam një politikë me standarde dhe një drejtësi me integritet, atëherë duhet të jemi po aq të kujdesshëm ndaj abuzimeve të mundshme të pushtetit hetimor, sa edhe ndaj abuzimeve të pushtetit ekzekutiv. Drejtësia duhet të jetë garancia për të vërtetën, jo mekanizmi për të larguar rivalët nga skena politike.

 

 

Next Post
Krujë/ Parandalohet krimi në familje, arrestohen babë e bir. Sekuestrohet një kallashnikov

Krujë/ Parandalohet krimi në familje, arrestohen babë e bir. Sekuestrohet një kallashnikov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In