Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaron së stafi i bashkise mundohet çdo natë për rregullimin e rrugëve të kryeqytetit dhe vizimin e tyre, por ju kërkon qytetarëve t’i respektojne ato.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj, nëpërmjet statusit të tij social Facebook pasditen e të mërkurës u kërkon qytetarëve që ndërsa bashkia e Tiranës vizon kryqëzimet me vija të bardha, qytetarët t’i respektojnë për sigurinë e jetës së tyre.
“Stafi i bashkise se Tiranës mundohet çdo natë për rregull në rrugë. Natën, sigurohemi që një tjetër kryqëzim vijëzohet. Ditën, të sigurohemi që në ato vija të respektojmë të tjerët! #TiranaNePune”, shprehet Veliaj dhe ilustron punën e stafit të bashkisë me një setë fotosh.