• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Projekte të detajuara për çdo lagje

by
14/05/2015 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një dëgjesë me qytetarët e njësisë 10 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Veliaj tha se ai ka një program të detajuar për Tiranën dhe jo mashtrime elektorale për të marrë votën e mos ju përgjigjur më qytetarit.

“Për herë të parë nuk do të kemi një program me projekte konkrete të lagjes. Që të mos bëjmë gabimet e kaluara. Të mos kemi një projekt të përgjithshëm, por një projekt të detajuar. Për të gjithë ne që na kanë poshtëruar dhe na morën e votën e ikën, ka ardhur koha që ta ngremë kokën lart dhe të themi Tirana është e jona ta çojmë në drejtimin e duhur.”– tha Veliaj.

Duke folur për reformat e qeverisë dhe drejtimin që ka marrë Shqipëria Veliaj tha se ky është drejtimi i duhur dhe se po bëhet gjithçka për të zhdukur korrupsionin.

“Nuk kemi mbërritur në destinacion por jemi në drejtimin e duhur. Sot kriminaliteti nuk është zero por sot ka më pak krim se atëherë. Nuk jemi në destinacion por jemi në drejtimin e duhur në çështjet e rendit publik. Jemi dakord që universitetet nuk shkëlqejnë por një tufë universitetesh që jepnin diploma që nuk vlenin për asnjë gjë janë mbyllur. Nuk bën vaki që të zbulohet sot një rast korrupsioni në shëndetësi dhe ai që bën korrupsion mos largohet. Të përdorësh shtetin për të fuqizuar privatin ishte drejtim i gabuar.”­ u shpreh kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës.

Duke folur për kryetarin e Basha Veliaj tha se ai tanimë nuk ka fytyrë t’i dali përpara qytetarëve pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndaj dhe qytetarët më 21 qershor do ta çojnë Tiranën në drejtimin e duhur sipas Veliajt.

“Nuk dalin në Tiranë se e kanë kuptuar që sa herë dalin u kujtojnë njerëzit premtimet që nuk kanë mbajtur. Këdo kandidat që të sjellin ne nuk harrojmë që mbas tij që është Saliu dhe Luli. Hiqen si mbështetës të popullit. Më mirë të jemi askush dhe të ndershëm se dikush dhe të poshtër që gjithë populli i përbuz. Të gjithë ne askushët që na kanë tallur, ka ardhur koha të ngremë kokën lartë dhe të drejtojmë kurrizin dhe të themi Tirana është e jona dhe do e çojmë në drejtimin e duhur.”­ u shpreh Veliaj.

Next Post

18 vjeçarja vdes duke bërë selfie (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In