• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton Zonën e Lirë Ekonomike: Lajm i shkëlqyer për Tiranën, do gjenerojë 5-7 mijë vende pune

by A R
28/03/2023 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, prezantuan Zonën e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Tiranës (TEDA) në Kashar. Përmes TEDA Tirana, Bashkia e Tiranës synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar, me fokus te industritë prodhuese si sektori automotiv, teknologjia e informacionit, elektronikë, bioteknologji, tech-logistics etj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihet i lumtur që, së shpejti, do të hapen thirrjet e para për bizneset që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Zonës së Lirë Ekonomike. “Ky është një projekt për të cilin kemi kohë që punojmë. Ka qenë një bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes Qeverisë dhe Bashkisë. Bëhet fjalë për një territor të madh toke, fillimisht 35 ha, potencialisht 50 ha dhe idealisht 100 ha, në varësi si ecën projekti, i cili ndodhet në një hapësirë fushore mes dy akseve, aksit të Kombinatit dhe aksit të rrugës Tiranë-Durrës-Kashar. Kjo hapësirë do të jetë shtëpia e re e Zonës së Lirë Ekonomike të Tiranës, ku një biznes mund të investojë pa u shqetësuar se kush e ka tokën në pronësi, me sa pronarë duhet të flasë, sa negociata duhet të bëjë, kush do të jetë sekseri, apo agjencia, që do të më koordinojë etj. Nuk ka dhimbje koke si këto. Qeveria dhe Bashkia kanë krijuar një stacion, i kanë dhënë një status ligjor kësaj zone të lirë ekonomike dhe një kompani mjafton vetëm të paraqitet tek enti zbatues, për t’u akomoduar në Zonën e Lirë Ekonomike,” u shpreh Veliaj.

Ai shpjegoi po ashtu diferencën që do të sjellë në tregun e punës zona e re ekonomike. “Këtu bëhet fjalë për punët e së ardhmes, jo për punët e së kaluarës. Me gjithë respektin për këdo që i ka bërë këto punë në vitin 2000, si fasonët apo call center, punë të cilat paguheshin pak, por këto në 10 vite ekonomia e vendit ka ndryshuar. Sot kemi hotele me 5 yje, në ato kullat e anatemuara, dhe sot gjysma e ekonomisë është IT dhe turizëm. Bëhet fjalë për të transferuar në Tiranë data-centerin më të madh të të gjithë Ballkanit dhe për të kaluar nga fasonët dhe call center në data center, për punë që paguajnë më shumë, me inxhinierë të teknologjisë së informacionit, dizanjer softuerësh, që mirëmbajnë rrjete, me rroga të barabarta me ato në perëndim, që mund të kthehen në spiranca për kompani të tjera”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se tashmë kanë ardhur edhe kompanitë e para, që duan të investojnë dhe të bëhen pjesë e TEDA Tirana, ndërsa e cilësoi këtë si një përfitim të madh sidomos për banorët përreth zonës. “Shumë kompani nga Izraeli janë shprehur se, nëse hyn kjo data center në Shqipëri, edhe 87 kompanitë tona që i kanë lidhur bizneset me këtë data center, janë gati të transferohen aty. Ky është një lajm i shkëlqyer, sidomos për ata që banojnë në zonën e Astirit, Kombinatit, Misto Mames dhe Kasharit. Bëhet fjalë për të krijuar një treg pune për 5-7 mijë persona të mirëpaguar, që sigurisht përfituesit kryesorë janë ata që e kanë afër shtëpisë. Nuk e kemi zgjedhur pa dashje zonën, duke qenë se shumica e çifteve të reja, shumica e studentëve dhe shumica e atyre që janë qytetarë të rinj në Tiranë, fillimisht vijnë si studentë dhe më pas krijojnë familje, banojnë në atë zonë”, sqaroi ai.

Veliaj tha se e gjithë zona do të ngjasojë me një kampus dhe se ekonomia në Tiranë është dyfishuar, sipas shifrave të punësimeve dhe bizneseve të reja. “Sot jemi në një Tiranë, e cila në 8 vitet e fundit është shtuar me 166.600 vende të reja pune. Do të thotë se Tirana është gjysma e ekonomisë së vendit dhe gjysma e punësimit, por edhe gjysma e taksave që paguhen në buxhetin e Shqipërisë. Praktikisht, një bashki që gjeneron ekonomi. Ne kemi llogaritur që një ditë në ekonominë e Tiranës gjeneron 20 milionë dollarë. Ajo që më vjen mirë është që janë rritur bizneset në Tiranë dhe nga 37.500 biznese të regjistruara në të gjithë qytetin në 2015, sot janë 55 mijë biznese”, tha më tej kreu i Bashkisë.

Veliaj shtoi se ekonomia bëhet me bilance e jo me premtime populiste për efekt të fushatës. “Pavarësisht se unë e mirëkuptoj, është një sport që nuk luhet vetëm në Shqipëri, sa herë vjen fushata, plas populizmi, premtohet çdo gjë falas, ‘do hamë me lugë floriri’ dhe ‘do të pijmë mojito në autobus’, por në jetën reale për njerëzit seriozë dhe të përgjegjshëm, do të duhet që të mendojmë, siç kemi menduar dhe punuar 8 vjet për TEDA-n; pra, në jetën reale gjërat funksionojnë duke bërë një plan, duke bërë një llogari dhe duke menduar se çfarë do të investojmë dhe çfarë do të dalë nga kjo ekonomi. Besoj se ajo që mund të bëjmë në këtë fushatë është të flasim për punët e të ardhmes. Punët e të ardhmes nuk do të jenë qartazi fasoneria, as teksilet, as këpucët, por punët e së ardhmes nuk do të jenë as këto cic-micet e vogla tonat,” tha ai.

Nga ana e saj, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se qeveria do të kalojë së shpejti një ligj për nomadët digjitalë, me synim afrimin edhe më shumë të kompanive në Shqipëri. “Shumë shpejt do të kalojmë në Parlament disa ndryshime për ligjin e start up-eve innovative, që njohin përcaktimin e nomadëve digjitalë dhe funksionimin e nomadëve digjitalë për një periudhë 12 mujore, pa qenë e nevojshme që ata të jenë rezidentë tatimorë shqiptarë. Të gjitha këto nisma që ka ndërmarrë qeveria, i ka marrë me synimin për t’u bërë një treg konkurrues dhe tërheqës për shqiptarët që duan të investojnë në inovacion, por edhe për të huajt; për të tërhequr investimet e huaja direkte. Përmes projektit që po lancohet sot ne do të shkojmë një shkallë më afër synimit tonë të përgjithshëm. Falenderoj Bashkinë e Tiranës dhe ekipin që do e bëjnë të mundur këtë,” u shpreh Ibrahimaj.

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Mars 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Moti për sot me vranësira të dendura dhe shira në të gjithë territorin

January 2, 2026
12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com