• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton projektet për vitin 2023: Në fillim të janarit hapet terminali i autobusëve në Lundër

by Java News
30/12/2022 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar disa nga objektivat e Bashkisë së Tiranës për vitin 2023 sa i takon zhvillimit të sportit në kryeqytet.

I ftuar në emisionin “Spotlight”në Vizion Plus, Veliaj deklaroi se do të hapet gara për stadiumin “Selman Stërmasi”në mënyrë që ai të njohë të njëjtin zhvillim si “Arena Kombëtare”. Ai theksoi se do të nisë një transformim në kompleksin Dajti si dhe në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

“Nëse më pyet cila është ambicia ime për 2023-in, për vitin e sportit, patjetër rezultatet e ekipeve elitare, patjetër infrastrukturë. Sapo kemi rikuperuar si pronë kompleksin Dajti edhe aty do të bëhet edhe një super transformim. Unë gjykoj se përtej këtyre gjëra më e rëndësishme është karakteri, skuadra dhe çunat dhe gocat që kanë një jetë të shëndetshme. Kemi edhe disa plane ambicioze. Ajo që ndodhi me Arenën Kombëtare është fantastike. Në vend të të qenit një copë fushë jeshile që njëherë në javë luhet edhe një ndeshje aty është një qendër tregtare me restorante, me Lufthansën, me Tumon, me disa kompani, me dyqane, me bare dhe lokale ku edhe luhet një ndeshje futbolli. Ku bëhet edhe samiti i Bashkimit Europian.

Kështu që plani është të bëjmë të njëjtën gjë te stadium “Selman Stermasi”që do të hapim një garë dhe një thirrje për të transformuar të gjithë atë zonë që mund t’i japë Tiranës së re një perspektivë ekonomike të jashtëzakonshme siç është bërë për njësinë 2 Arena Kombëtare, dhe duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe me pallatin e sportit Asllan Rusi”, tha Veliaj.

Ai tha se pas kopshtit zoologjik në Tiranë do të nisë puna edhe për kopshtin botanik. Veliaj deklaroi se në fillim të muajit janar do të hapet terminali i autobuzëve në zonën e Lundrës si dhe do të vijojë puna për projektin e Unazave të Tiranës. Veliaj gjithashtu tha se synohet që në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, të hapet tregu i dytë agro-ushqimor, që synon të ulë kostot si për tregtarin, ashtu dhe për konsumatorin.

“Ne duam të fillojmë pas kopshtit zoologjik që ka dalë një mrekulli, kopshtin botanik. Një tjetër projekt. Po mbarojmë, po i japim dorën e fundit dhe në fillim të janarit do të hapim terminalin e autobusëve në lindje, te zona e Lundrës. Ndërkohë që po fillojmë punimet te Kthesa e Kamzës, aty prapë ku u bllokuam prej vitesh. Kemi mbaruar unazën deri te Shqiponjat, duam të vazhdojmë deri në Paskuqan, të rikthehemi prapë në Tufinë për t’u bashkuar me Shkozën.

Dhe për të përfunduar projektin e unazave të Tiranës. Duam që në fillim të vitit tjetër të hapim tregun agro-ushqimor. Ne kemi një monopol privat të tregut agro-ushqimor me shumicë. Ndërkohë kemi gjithë këtë prodhimtari që duhet të shkojë dhe të paguajë haraç te privati. Që shtohet kosto edhe për fermerin që shet edhe për ne që shtrojmë tavolinat, dhe artikujt që janë në tavolinat e të gjithë banorëve të Tiranës. Hapja e tregut publik ul tarifën edhe për atë që shet dhe për atë që blen. Nuk të shtohet një pagesë ekstra. Ditët më të mira i kemi përpara, jo mbrapa”, tha Veliaj.

 

 

 

Next Post
Veliaj uron Krishtlindjet: E paçi zemrën dhe familjen gjithnjë të mbushur me shumë dashuri

Veliaj: Kelliçi është dhëndri ynë ne PS; Ka marrë përsipër të pastrojë fytyrën e Saliut, i dalte per hajer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com