• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Çikago: Brenda 5 viteve ujërat e zeza nuk do derdhen më në Lanë

by Java News
17/09/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA, në Bienalen e Arkitekturës së Çikagos, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi para arkitektëve dhe urbanistëve pjesëmarrës disa nga projektet më të rëndësishme që do të realizohen në kryeqytetin shqiptar. Ai deklaroise pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e pjesës kryesore të sheshit “Skënderbej”, ka nisur puna për pjesën pas bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe sistemimi i hapësirës midis Bibliotekës Kombëtare dhe Kullës së Sahatit.

“Po zgjerojmë pjesën pedonale të sheshit pas “Skënderbeut”, me lulishten klasike, që e mbajmë mend që fëmijë. Mandej, vazhdojmë me atë që quhet Kopshti i Librave, midis Bibliotekës Kombëtare dhe Kullës së Sahatit. Pra, ajo zonë do të kthehet në një mjedis ku mund të marrësh e japësh libra, e lidhur natyrshëm edhe me Bibliotekën Kombëtare”, tha Veliaj. Ndërkaq, për të lehtësuar dhe përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve, pas Pallatit të Kulturës do të ndërtohet stacioni i autobusëve, ku do të jenë të përqendruara në një pikë të vetme të gjitha stacionet që aktualisht janë vendosur rreth zonës së Unazës së Vogël.

“Pas Pallatit të Kulturës do të vazhdojmë me stacionin e autobusëve, si një stacion autobusësh që eliminon gjithë stacionet rreth Unazës së Vogël, duke i sjellë në një pikë të vetme. Këtë vit shtuam flotën në mbi 300 autobusë të rinj për gjithë Tiranën dhe aktualisht kemi 25 linja. Kjo do të thotë që janë integruar edhe shumë prej zonave rurale”, u shpreh ai.

Sa i përket zhvillimit të një plani rregullues për Lumin e Lanës, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se aktualisht ka nisur puna për hartimin e një projekti në bashkëpunim dhe me qeverinë japoneze për të eliminuar derdhjen e ujërave të zeza. Veliaj tha se fillimisht projekti do të zgjidhë problemin për 300 mijë familje që ndodhen në pjesën veriore të qytetit, e më pas do të shtrihet edhe në pjesën jugore.

“Jemi duke bërë një projekt me qeverinë japoneze, e cila vendos të gjithë kanalizimet e zeza në një kolektor që i shmang nga derdhja në Lanë. Në një farë mënyre, Lana ishte kthyer në kolektorin natyral të Tiranës. Kolektori zgjidh të paktën problemin për 300 mijë familje, pra pjesën veriore të qytetit. Do të duhet të bëjmë të njëjtin investim edhe për pjesën jugore. Brenda 5 viteve nuk do të kemi më ujëra të zeza që derdhen në Lanë, por dy kolektorë që ecin paralelisht”, tha ai.

Plani i Përgjithshëm Vendor do t’i japë Tiranës jo vetëm një infrastrukturë më të mirë, por do të ndikojë edhe në cilësinë e jetës së qytetarëve. Pjesë e këtij plani është ndërtimi i Pyllit Orbital, që sikurse tha kryebashkiaku Veliaj, synon mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja deri në vitin 2030.

“Pylli Orbital është plan shumë ambicioz. Do fillojmë këtë dimër dhe do të duhet që çdo vit të mbjellim rreth 100 mijë pemë, që të mbajmë këtë ritëm deri në 2030. Deri tani kemi mbjellë nga 50 mijë pemë çdo vit, pra 100 mijë në total. Shumë pjesë të zëna, siç ka qenë pjesa jugore e liqenit, janë pastruar nga ndërtimet pa leje dhe janë pyllëzuar. Tani që po afron Maratona e Tiranës mijëra njerëz dalin çdo ditë nga liqeni për t’u stërvitur, pra e kemi kthyer të gjithë atë energji që më parë shkonte nëpër kafene, baste, në bingo, në një fokus më të madh tek sporti, shëndeti, jeta në natyrë”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës zhvilloi edhe një takim me komunitetin shqiptar që jeton në Çikago, me të cilët bisedoi rreth transformimit që ka pësuar Tirana gjatë këtyre dy viteve, si dhe mundësinë e bashkëpunimit dhe rritjes së kontributit të emigrantëve shqiptarë në ekonominë shqiptare. Veliaj vlerësoi nismën e marrë nga qeveria shqiptare për rritjen e rolit të diplomacisë ekonomike dhe të krijimit për herë të parë të Ministrisë së Shtetit për Diasporën. Veliaj u shpreh se emigrantët duhet të kenë të drejtën e votës për t’u ndjerë të përfaqësuar edhe politikisht në vendin e tyre.

“Më vjen mirë që gjatë kohës që kam qenë Sekretar i Partisë Socialiste për Emigracionin, një nga gjërat për të cilat kam këmbëngulur ishte nevoja për të pasur një Ministri për Diasporën. Fatmirësisht, qeveria “Rama 2” e ka një Ministri për Diasporën dhe besoj ka ministrin ideal për çështjet e diasporës si Pandeli Majko. Besoj se ai do të vijë këtu, e në Europë, për të ringritur një rrjet, i cili do të na çojë përfundimisht në vendosjen e sistemit të votës për shqiptarët që jetojnë jashtë. Ky është një argument që unë e kam bërë prej 10 vitesh, edhe kur kam qenë në opozitë. Nuk mund t’u kërkosh njerëzve të jenë aktivë ekonomikisht, nëse nuk janë aktivë politikisht”, theksoi ai. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se çdo krizë është në vetvete një mundësi për të përmirësuar diçka dhe se pavarësisht vështirësive, motoja e Bashkisë së Tiranës është çdo ditë një punë konkrete.

a.ç

Next Post
Radarët/ Denoncimi i Berishës: Vizita blic e Kodhelit te Tahiri, ditën që ai u shkarkua!

Radarët/ Denoncimi i Berishës: Vizita blic e Kodhelit te Tahiri, ditën që ai u shkarkua!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In