• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton projektet e reja: Mezi pres t’i japim gaz këtij mandati të tretë

by Java News
21/04/2023 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se mandati i tretë do të shërbejë për të përfunduar shumë prej investimeve të nisura, por dhe për projektet e reja. Në një intervistë për RTSH, Veliaj deklaroi se mezi pret që të punojë për realizimin e shumë prej projekteve që do t’I japim një zhvillim të ri kryeqytetit.

“Vërtet mezi pres që t’i japim gaz këtij mandati të tretë. Të mbarojmë tregun agro–ushqimor që do ta hapim së shpejti. Të fillojmë Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Të fillojmë “Selman Stermasin” e ri, t’i bëjmë siç janë “Arena Kombëtare” të dyja ato pole, me të njëjtën cilësi ndërtimi, por edhe ekonomike që ka sjellë për ato zona. Të bëjmë këtë qendrën e re të panaireve dhe të konventave, sepse “Pallati i Kongreseve” aq mban. Pra na duhet një e re tek “Bulevardi i Ri”. të bëjmë “Polin e ri të Drejtësisë”, me Gjykatën e Lartë edhe Prokurorinë Qendrore atje”, tha ai.

Veliaj u ndal dhe në ndërtimin e Teatrit të Ri, ku tashmë është eliminuar çdo pengesë. “Teatrin Kombëtar, sapo doli VKM-ja që na hoqi më në fund atë çibanin e Drejtorissë së Burgjeve, pra mes ministrisë që ka atë stuko veneciane dhe Torre “Drini-t”, ka qenë ish-Drejtoria e Burgjeve që prej vitesh nuk bën, por ishte një tjetër inventar, por aty duam të kalojmë të gjithë rrjetin energjetik të qendrës së Tiranës, por edhe rampën ë për t’u futur në teatër. Pra për të mos prishur pedonalen, të përdorim atë si rampë. Kështu që tani që u zgjidh edhe ngërçi i fundit, kanë mbaruar edhe studimet gjeologjike, dimë ekzaktësisht sasinë e betonit edhe katet nëntokë. Do ketë edhe aty një parking që do prodhojë financa për teatrin, kështu që këto janë gjëra të jashtëzakonshme”, deklaroi Veliaj.

Në lidhje me qarkullimin e mjeteve, Veliaj tha se një ndihmë do të jetë dhe përfundimi Unazës. “Të mbarojmë unazën, të marrim frymë të paktën, s’ka nevojë të vish te kali i Skënderbeut dhe të evitojmë këtë trafik të panevojshëm që është vetëm për t’i rënë Tiranës në anën tjetër, ku unaza praktikisht çliron gjithë presionin. Kështu që këto janë nja 10 projekte madhore, të cilat mezi pres t’i kryejmë edhe të lëmë një shenjë dhe të thuhet që –“Ej, kur drejtuan këta, Tiranës i mbetën këto vepra””, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha një lajm të mirë dhe për më të vegjlit, të cilët pas Kopshtit Zoologjik, do të kenë më në fund dhe një Kopsht modern Botanik.

“Mezi pres Kopshtin Botanik. Kopshti Zoologjik e kaloi testin, sot mund të themi që sillen më mirë kafshët në kopshtin zoologjik, se disa nga ata që shkojnë i ngacmojnë luanin dhe tigrin. Kështu që në këtë sens, kemi arritur të kalojmë edhe atë sfidë, për të thënë në kopshtin botanik do jetë “ëin-ëin”, pra do fitojë edhe komuniteti, edhe Fakulteti i Shkencave që s’ka pse politizohet, se do ketë një aleat siç ka sot zooteknika Bashkinë e Tiranës. Ku kishte menduar një student i veterinarisë që do i bënte diagnozë tigrit dhe luanit, pra me kafshë ekzotike. Pra sot ka fituar qyteti dhe ka fituar dhe partneriteti me universitetin. Ndaj edhe i them, të mbarojnë zgjedhjet, lëreni politikën, të punojmë 4 vjet ta bëjmë dhe botanikun siç kemi bërë zoologjikun”, deklaroi ai.

Veliaj deklaroi se shumë shpejt do të hapet dhe Piramida, ku të rinjtë do të aftësohen në inovacion duke përfituar dhe një profesion të së ardhmes. “Më e rëndësishme është ajo që hapet muajin tjetër që është padyshim Piramida. Dhe ndoshta Piramida mund të jetë një hapësirë e mirë dhe për bashkëpunim me ndonjë qendër të medias, sepse ne duam që edhe të rinjtë të kenë praktikë si bëhet një montazh, si prodhohet një fil i shkurtër, si bëhet një skenar, një storyboard. Kështu që duam që nga këto aftësimet e reja digjitale dhe të punëve të së ardhmes, ku sot ata që quhen content creators, ata që krijojnë përmbajtje për rrjetet, janë kthyer si një zanat i ri, menaxherët e rrjeteve sociale, ekzistojnë si profesion dhe duam që këto, kodimi, digjitalizimi, teknologjia, të gjejnë një shprehje te Piramida, që do jetë, meqë iu referuam kohës së kaluar shumë herë, “Pallati i ri i Pionereve”, por tani për punët e së ardhmes, jo të së kaluarës”, theksoi Veliaj.

Next Post
Sondazhi/Pëlqyeshmëri e ulët në Tiranë për Nismën Thurje dhe Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit

Sondazhi/Pëlqyeshmëri e ulët në Tiranë për Nismën Thurje dhe Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In