• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton ministren Gjonaj: Aktet korruptive, në duart e drejtësisë së re!

by
08/04/2021 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi kandidaturën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Njësinë 7, e cila drejtoi për 4 vite jo vetëm ministrinë, por edhe një pjesë të rëndësishme të kryereformës së mandatit të dytë të PS, reformën në drejtësi.

“Partia Socialiste meriton të ketë një mandat të tretë për të vijuar të gjitha punët e mira të bëra deri tani dhe për të marrë frytet e reformave shumë të rëndësishme që kemi ndërmarrë, që nga drejtësia, siguria, lufta kundër korrupsionit dhe qëndrueshmërinë e të ardhmes së këtij vendi mund ta sjellë vetëm Partia Socialiste,” tha Gjonaj.

Ministrja shtoi se korrupsioni nuk është një fenomen që mund të zhduket menjëherë, por qeveria ka aktivizuar të gjithë mekanizmat për ta luftuar atë.

“Ajo çka ne kemi vendosur në këtë mandat janë pikërisht mekanizmat kundër korrupsionit. Nëse qytetarët më parë ankoheshin për korrupsion në sportelet e taksave, tatimeve, doganave, inspektorateve apo pronave, sot, nëpërmjet një rrjeti antikorrupsion që është ngritur në mënyrë ndërinstitucionale kemi mundësi që të trajtojmë të gjithë rastet e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën,” tha ajo duke ftuar qytetarët t’i denoncojnë pranë pikave antikorrupsion të ngritura në të gjitha agjencitë për të luftuar së bashku korrupsionin.

Ministrja Gjonaj dhe kryebashkiaku Veliaj iu përgjigjën dhe shqetësimit të një prej banorëve të zonës që lidhej me një prej rasteve më korruptive, privatizimin abuziv të kompleksit Partizani.

“Ka shkuar e gjithë dosja në SPAK. Pra ka filluar hetimi me themel i çështjes. Për të gjithë ata banorë që janë aty, as bëhet fjalë që t’i nxjerrim nga shtëpitë dhe t’i lëmë në rrugë. Ata kanë bërë kontratat e tyre, kanë tashmë apartamentet e tyre, por mënyra se si mbërritëm deri aty është tani çështje e drejtësisë. Banorët të rrinë të qetë. Drejtësia do të bëjë punën e saj për t’i shkuar deri në fund të gjithë asaj manovre me klubin,” tha Veliaj.

Ndërsa, Gjonaj shtoi se as mund të prisnim që drejtësia të vepronte më përpara pasi ishte një drejtësi e kapur tërësisht nga politika dhe vetëm sot që janë hedhur bazat e reja e vettingu po pastron të gjithë Pallatin e Drejtësisë mund të presim që drejtësia të veprojë dhe personat e përfshirë të dalin përpara drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar./ b.h

Next Post
“Vuri interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari”, Basha: Bllokimi i aeroportit është dështimi i Ramës!

"Vuri interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari", Basha: Bllokimi i aeroportit është dështimi i Ramës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In