• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton listën e këshilltarëve në Kamëz: E kemi kokën lart! Opozita përfaqësohet nga një ‘non grata’, që s’kalon dot Rinasin

by Java News
06/04/2023 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj, ka prezantuar sot kandidatët për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Kamzës. Së bashku, me deputeten dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të votojnë listën e propozuar nga PS.

Veliaj tha se në këtë fushatë Partia Socialiste vjen me kokën lart për gjithë punët e mira që ka bërë.

“Kjo është një nga fushatat më të lehta, jo se nuk kemi kundërshtar, jo se e kemi fitoren në xhep, jo se e kemi varur xhaketën, përkundrazi unë besoj se duhet të luftojmë për çdo votë, por fushata bëhet pak më e lehtë kur e ke kokën lart, kur nuk ke komplekse. Kush e ka fushatën më të lehtë, ata që të thonë përfaqësoj Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, apo ata që thonë përfaqësoj një ‘non grata’, që nuk e kalon dot Rinasin? Kush e ka fushatën pak më të lehtë dhe punën pak më të kollajtë, ai që e mban kokën lart dhe që thotë ne përfaqësojmë një forcë politike që ka bërë kaq shkolla, që ka bërë kaq çerdhe, ka bërë kaq kopshte, ka mbjellë kaq pemë, ka bërë kaq parqe apo ata që ikën nga detyra për 4 vjet? Ne nuk jemi këtu për të bërë premtime, jemi këtu për të treguar se premtimet që bëmë, i mbajtëm”, u shpreh Veliaj.

Ai gjithashtu kujtoi se ata që vijnë sot për të kërkuar votën e demokratëve, 4 vite më parë i lanë pa përfaqësim, ndërsa PS nuk e braktis kurrë detyrën.

“Nëse një nxënës katër vjet nuk vjen në mësim, a mund të marrë diplomë në shkollë? Në asnjë mënyrë! Për dikë që është infermier, ose mjek, nëse e dorëzon përparësen e bardhë për katër vjet, a mund të rikthehet në Kamëz dhe ta veshë sërish dhe të thotë më provoni prapë? Si ka mundësi që vjen një pale, e cila 4 vjet ikën nga Parlamenti, ikën nga Këshilli Bashkiak, refuzon të jetë pjesë e kësaj pune e kërkon sërish votën tuaj? Ne këtu në Kamëz kemi qenë 30 vite në opozitë, por asnjëherë nuk e kemi braktisur detyrën e përfaqësimit të votave për opozitën,” deklaroi më tej Veliaj.

Veliaj: “Të djathtëve të Kamzës dhe Paskuqanit po u kërkohet të votojnë listën e Ilir Metës, kjo është fyerje për ta! PS e do votën për të vijuar punën për njerëzit”

Gjatë prezantimit të listës së këshilltarëve bashkiakë në Kamëz, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës dhe drejtuesi politik i Qarkut, Erion Veliaj, u shpreh se demokratëve po u kërkohet të votojnë listën e Ilir Metës dhe kjo është një fyerje e rëndë për ta.

“Nga i pari tek i fundit, lista e Këshillit Bashkiak të Kamzës është me emra të Partisë Socialiste, janë të Edi Ramës, janë të Rakip Sulit, janë të Linditës, të Erionit, janë anëtarë të kësaj familjeje, janë çuna dhe goca të kësaj shtëpie, janë burra dhe gra të këtij komuniteti. Po shikoja listën që kisha përballë, ishte e gjithë lista e Ilir Metës. Partisë Demokratike, të djathtëve të Kamzës dhe të Paskuqanit po u kërkohet të votojnë listën e Ilir Metës. Demokratëve të Paskuqanit dhe të Kamzës po u thuhet shkoni si ‘cjapi te kasapi’, kokën në tabaka të djathtës me ia çuar Ilir Metës. Atyre që kanë vite që militojnë në forcat e djathta, ata që kanë kohë që janë identifikuar me të djathtën këtu në Kamëz, po u thuhet shkoni si qengjat në thertore për Ilir Metën. Çfarë fyerje që krerët e këtyre forcave u bëjnë militantëve të tyre! Çfarë fyerje t’i thuash dikujt shko voto listën e njeriut që në të gjitha sondazhet del më i urryeri në Shqipëri,” u shpreh Veliaj.

Partia Socialiste, edhe këtu në Kamëz, tha Veliaj, e kërkon votën për të vijuar për të bërë punë për njerëzit.

“Kur Rakip Suli kërkon votën dhe kur unë e Lindita bashkohemi, kur Edi Rama vjen e kur të gjithë ne kërkojmë mbështetjen tuaj, kërkojmë që të bëjmë punë për njerëzit. E kërkojmë që, nga këto çerdhet e para që prodhuan një histori suksesi, ne të bëjmë më shumë çerdhe. Nga këto kopshtet e para, që kanë krijuar një liri për qindra, mijëra gra, që të shkojnë dhe të punojnë, kur fëmijët janë të sigurt në këto ambiente, ne të bëjmë më shumë kopshte. Kur këto shkollat e Kamzës që sot po fitojnë çmime ndërkombëtare, e kërkojmë votën që të bëjmë më shumë shkolla,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ata kërkojnë votë për sherr e përçarje, tha kreu i PS së Tiranës.

“Kur dëgjon palën tjetër, ata thonë: ‘Na jepni votën që të rrëzojmë qeverinë’. Pra, i thonë pjesës këtej të lumit: ‘Na jep votën që të hapim sherr në anën tjetër të lumit’. Ndërkohë, ne i themi jo, ne nuk duam sherr në anën tjetër të lumit, as me Edi Ramën, as me Lali Erin. Ne nuk duam ndarje, ne duam më shumë bashkim. Ne nuk duam përçarje, ne duam më shumë ura. Ne nuk duam dhunë, ne duam më shumë punë. Kamza nuk mund të jetë serbator për sherr, por është serbator për talent, për punë dhe për vepra të mira. Ata i thonë Kamzës dhe Paskuqanit: ‘Na jepni votat, se jo vetëm që me këto vota do i hapim sherr Edi Ramës, por me këto vota ne do rrëzojmë edhe Ambasadën Amerikane’. Në Kamëz, në Paskuqan, e gjithë Shqipëria, është ndoshta hapësira më pro amerikane në botë. Qarku i Tiranës është ndoshta hapësira më pro amerikane në Shqipëri. Por, Kamza dhe Paskuqani janë hapësirat më pro amerikane në Qarkun dhe vendin më pro amerikan,” deklaroi Veliaj./m.j

Next Post
VIDEO/ “Ulu dhe mos fol”! Pamje të rënda, djali rreh brutalisht nënën dhe babain e moshuar

VIDEO/ "Ulu dhe mos fol"! Pamje të rënda, djali rreh brutalisht nënën dhe babain e moshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In