• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton Buxhetin 2024, bazohet në tre shtylla: Zhvillimi ekonomik i qytetit, strehimi social, dhe arsimi, rinia e sporti”

by Java News
14/11/2023 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2024 është fokusuar në tre shtylla kryesore: Inovacioni, zhvillimi i qytetit dhe ekonomia. Në prezantimin e projektbuxhetit në takimin me qytetarë dhe grupe interesi, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se viti 2023 ishte një vit fantastik për Tiranën si Qyteti Europian i Sportit, me mbi 1600 aktivitete sportive, por edhe për shkak të numrit të lartë të turistëve që e vizituan atë. Ai shtoi se buxheti i vitit 2024 është rritur me 7% dhe se investimet do të shkojnë lagje më lagje.

“Zhvillimi ekonomik i qytetit është një punë e përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë. Piramida, për shembull, si shkolla më e madhe e inovacionit në rajon, ku fëmijët mësojnë punët e të ardhmes, është një bashkëfinancim i Qeverisë, Bashkisë së Tiranës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Në vitin 2015 flisnim për punësim në fasoneri. Por, e kuptuam shpejt se këto punë, që paguanin 300 mijë lekë të vjetra, nuk ishin punët e së ardhmes. Nuk mund të ëndërronim që, fëmijët tanë të bënin të njëjtat punë që bënin nënat tona, duke qepur këpucë dhe tekstile. Në 2015 ekonomia e Tiranës ishte 25% këpucë dhe 25% tekstile. Por, sot falë vendimeve që morëm, për të kthyer sytë nga teknologjia, ekonomia është 25% teknologji informacioni dhe 25% turizëm. Kjo konsiderohej e paimagjinueshme para disa vitesh. Kjo do të thotë se vendimet kanë pasoja, se vendimet e mira sjellin pasoja të mira”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se veç Qendrës TUMO, do të shihet investimi për një shkollë të ngjashme, por për moshat 18-22 vjeç. Sipas tij, në buxhet është parashikuar edhe pagesa e bursës për fëmijët që do të ndjekin mësimin në TUMO. Kjo do të ndodhë nga 1 Janari 2024.

Veliaj tha se shtylla e dytë e rëndësishme e Buxhetit 2024, është nevoja sociale e qytetit. “Ne do të investojmë për të rritur bllokun e banesave sociale sepse pavarësisht vështirësive që mund të ketë kaluar dikush në jetë, të paktën disa gjëra bazë, si strehimi apo menaxhimi i emergjencave, të cilat Bashkia e Tiranës ka treguar se di t’i bëjë mirë, të vazhdojnë edhe vitin tjetër sepse Tirana është një qytet ku askush nuk ngelet pas, pavarësisht fatkeqësisë që mund të ketë pasur”, tha ai.

Arsimi, rinia dhe sporti, janë shtylla e tretë e Buxhetit 2024 për Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku tha se 90% e studentëve që kanë ardhur nga qytetet e tjera në Tiranë, dhe sapo kanë filluar shkollën, do të qëndrojnë në Tiranë. Ndaj, një vend të rëndësishëm në këtë buxhet do të kenë investimet e reja në arsim dhe sport.

“Duhet të përgatitemi, jo vetëm për të pasur konvikte më të mira, por edhe për t’i subvencionuar ato. Deri tani kemi pasur dy vite të suksesshme, ku Bashkia e Tiranës subvencionon gjysmën e pagesës së konviktit, ndërkohë aboneja për studentët është falas. E gjithë puna fantastike që është bërë me Kartën e Studentit, ka sjellë duk. Investimi që duam të bëjmë në Qytetin Studenti, me Kampusin e ri Universitar, ku do të shtojmë kapacitetet për strehim, por edhe për mësimdhënie, është i jashtëzakonshëm. Do të respektojmë edhe kërkesat e fakulteteve për t’u transferuar te kampusi i ri, ku fatmirësisht do të jetë edhe Kolegji i Europës”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se investimet në ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë do të vijojë, por gjtihashtu do të përfundojnë edhe lagjet e rindërtimit, për t’i dhënë zgjidhje familjeve të prekura nga tërmeti./m.j

Next Post
Forumi i Medias për Evropën Juglindore/ Rama: Çdo sulm apo kërcënim ndaj gazetarëve, i neveritshëm! E kam pësuar vetë nën lëkurë

Forumi i Medias për Evropën Juglindore/ Rama: Çdo sulm apo kërcënim ndaj gazetarëve, i neveritshëm! E kam pësuar vetë nën lëkurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In