• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj prezanton administorin e Bërzhitës: Tolerancë 0 kush zapton hapësirat publike

by
20/08/2015 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës nuk do të tolerojë asnjë shkelje që do të vërehet lidhur me zaptimin e hapësirave publike të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të administratorit të njësisë Bërzhitë, Refik Velia, solli në vëmendje rastin e shkollës “Kristaq Rama” në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, e cila aktualisht ka nisur të çmontohet, duke kërkuar nga administratorët që të kenë në fokus të punës së tyre të përditshme kthimin e ligjshmërisë në të gjitha njësitë administrative të Tiranës.

“Shkolla ‘Kristaq Rama’ është duke u çmontuar si ndërtim pa leje në Tiranë. Një shkollë e cila mbante emrin e artistit të madh, por e keqpërdorte atë si licencë për të zaptuar hapësirën publike, siç është trotuari i rrugës te ‘Komuna e Parisit’”, deklaroi sot Veliaj. Ai theksoi se me të mbaruar aksionin e lirimit të hapësirave të zënë publike në të gjitha njësitë e Tiranës qytet, bashkia do të vijojë me aksionin e ligjshmërisë edhe tek njësitë e tjera.

“Prishja e asaj godine tregon se jemi të vendosur që të mos bëjmë asnjë lëshim dhe për të mos pasur asnjë tolerancë, pavarësisht se në çfarë ujërash dikush e kamuflon paligjshmërinë e vet. Kjo do të vlejë për të gjithë territorin e Tiranës, përfshirë edhe për Bërzhitën”, theksoi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga administratorët që të bëhet një inventar i të gjithë paligjshmërive dhe nevojave për investime, për t’u siguruar që në buxhetin e ri të përcaktohen investimet për të cilat kanë realisht nevojë njerëzit.

Më tej, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se Fondacioni Amerikan ka marrë përsipër për ta shndërruar në pikë turistike shpellën e Pëllumbasit, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit rikonstruksionin e rrugës. “Me bashkëpunimin mes dy fondeve do të kemi rrugën e re, por gjithashtu edhe një nga pikat me më shumë potencial për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, siç është shpella unike e Pëllumbasit, të cilët do ta përfshijmë në hartën turistike të Tiranës, për t’u siguruar që turistët që vijnë në Tiranë të kenë më shumë gjëra për të vizituar, e jo thjesht qendrën e qytetit”, deklaroi Veliaj.

Lidhur me aksionin qytetar për pastrimin e Tiranës në 4 shtator, Veliaj kërkoi që administratorët të jenë në krye të shtabeve për pastrimin e zonave të tyre. “Duhet të bëjmë maksimumin që, teksa afron ajo datë, njerëzve t’u tregojmë se po bëjmë maksimumin, por megjithatë na duhet edhe ndihma e tyre. Gjatë kësaj kohe duhet të piketoni zonat e ndotura”, tha Veliaj. Sipas tij, drejtuesit e njësive administrative do të drejtojnë ekipet e tyre së bashku me të rinjtë, vullnetarët, brigadat dhe strukturat që do të kenë në dispozicion për aksionin.

“Jemi të gjithë qytetarë të Bashkisë së Tiranës dhe angazhimi është që të ofrojmë të njëjtat shërbime në cilësi, si në periferi, ashtu edhe në qendër të Tiranës, si në Bërzhitë, ashtu edhe në rrugën e Elbasanit. Ndaj, roli i administratorit të njësisë gjatë tranzicionit është jetik, në mënyrë që të vijojmë shërbimet pa asnjë ndërprerje”, theksoi Veliaj. Ai tha se është shumë e rëndësishme që drejtuesit e njësisë të jenë pjesë e nismave që është duke ndërmarrë bashkia e Tiranës.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi si shumë të rëndësishëm koordinimin e njësive administrative.

Next Post

Llorente, lamtumirë Juventus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In