• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret yjet e muzikës popullore që do performojnë në koncertin festiv: Të gjithë në shesh në 11 Shkurt

by Java News
08/02/2020 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e festimeve të 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të shumta, që do të kulmojnë me koncertin e së martës në sheshin “Nënë Tereza”, ora 19.00. Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, janë bërë bashkë emrat më të njohur të muzikës popullore shqiptare dhe tiranase, ku nuk do të mungojë as Banda e qytetit dhe Ansambli “Tirana”.

Mes emrave të njohur të muzikës që do të këndojnë për publikun e kryeqytetit në nation e 11 shkurtit janë Artjola Toska, Bujar Çiçi, Irma Libohova, Merita Halili, Pajtim Struga, Sinan Hoxha dhe Valbona Mema.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti disa nga yjet e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, të cilët do të ndezin atmosferën në këtë mbrëmje magjike. “Përshëndetje të gjithëve! Të gjithë themi ‘ku ka si Tirona’, por realisht ku ka si Tirona! Në datën 11 shkurt, Tirona mbush 100 vjeç! Do bëjmë një superfestë me aheng me këngëtarët më të mirë që i kanë dedikuar jetën, pasionin, zemrën, këngëve të Tironës. Ju presim te sheshi ‘Nënë Tereza’ në orën 7 të mbrëmjes, me dolli, me raki, me qejf, me aheng, me familje, me kushërinj, me gjithë çfarë ju do zemra, për t’i uruar Tiranës Gëzuar Ditëlindjen!”, ishte ftesa e Veliajt dhe e artistëve të njohur për të gjithë qytetarët.

Kryebashkiaku tha se ky 100-vjetor është i veçantë për kryeqytetin, ndërsa theksoi se është edhe një moment reflektimi për të gjithë se çfarë mund të ishte bërë më mirë. Teksa njohu këngëtarët me disa nga projektet e së ardhmes, Veliaj shprehu besimin se 100 vitet e ardhshme do të jenë plot energji, për një nga kryeqytetet me më shumë të rinj.

Sheshi “Nënë Tereza”, të martën e 11 shkurtit, ora 19.00, do t’i ngjajë Tiranës së madhe, ku elementët historikë dhe tradicionalë të saj do të shfaqen tek publiku, nëpërmjet imazhit të skenografisë, imazheve video të projektuara në fasadën e Universitetit Politeknik. /e.s/

Next Post
Kinezja e martuar në Tiranë e shqetësuar pas koronavirusit: Mos na paragjykoni! Për ne shqiptarët janë …

Kinezja e martuar në Tiranë e shqetësuar pas koronavirusit: Mos na paragjykoni! Për ne shqiptarët janë ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

March 19, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

March 19, 2026
Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

March 19, 2026
“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In